Moderatorja e njohur shqiptare, Fjoralba Ponari ka reaguar ashpër pas ngjarjes së trishtë që ndodhi në Gjermani, ku një 28-vjeçare shqiptare, e quajtur Jetmira Beka u vr.a nga ish-bashkëshorti i saj.
Fjoralba shkruan në një postim në rrjetet e saj sociale se i ka hyrë frika për të sjellë në jetë një vajzë, që nesër mund të vritet nga shoqëria, ndërsa i shpreh ngushëllimet e saj familjarëve të Jetmirës.
“Nuk di ç’të them, përveç se më ka hyrë në palce frika, që të sjell një vajze në jetë nesër, në një shoqëri qe vetem i cungon e vret çdo ditë! Ngushëllime familjarëve”-shkruan ajo.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin e Aachen në Gjermani, ku 28-vjeçarja Jetmira Beka me origjinë shqiptare u masakrua me thikë në një parkim.