Në lagjen “Pavarësia” në Vlorë, një shtetas grek, rreth 22-vjeç ka rënë aksidentalisht në gropën e ashensorit të një pallati.
I riu është dërguar në spital dhe për fat të mirë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacione paraprake
Në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në gropën e ashensorit të një pallati shtetasi grek, rreth 22 vjeç, banues në Athinë Greqi, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë, për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën./abcnews.al