Kështu mun te subvencionoheni me 70€ nëse e qoni femijen ne qerdhe private

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati, ka bërë të ditur se është hapur thirrja për subvencionim me nga 70 euro për familjet, të cilat duan t’i regjistrojnë fëmijët e tyre në çerdhe private.

Ajo tha se secila familje e Prishtinës që të hyrat i ka nën 500 euro dhe ka fëmijë të moshës 9 muaj deri në 6 vjet, do të subvencionohen me 70 euro.

“Kemi hapur thirrjen me nga 70 euro për subvencionim për familjet e Prishtinës për t’i regjistruar fëmijët në çerdhe private. Kjo është metodë e re që të rrisim përfshirjen sa më të madhe të fëmijëve për edukim të hershëm. Secila familje e Prishtinës që të hyrat I ka nën 500 euro dhe ka fëmijë të moshës nga 9 muaj deri më 6 vjet, subvencionohet me 70 euro për çdo çerdhe private të licencuar”, tha ajo.

“Arsimimi dhe edukimi transformojnë jetët e fëmijëve dhe thyejnë ciklin e varfërisë me të cilin ballafaqohen shumë fëmijë dhe 6 vitet e para të jetës janë vendimtare. Fëmijët mësojnë më shumë gjatë gjashtë viteve të para të jetës se sa në çdo moment tjetër të jetës së tyre”, ka thënë ajo.

Më tutje, Musmurati ka shtuar se investimi në edukimin e fëmijërisë së hershme është një mënyrë e mirë për të zvogëluar boshllëqet që shpesh i vendosin fëmijët me status të ulët social dhe ekonomik në disavantazh jetësor.

“Prandaj, ky është një lajm shumë i mirë për prindërit e rinj që jetojnë në Prishtinë sepse sado pak ju lehtëson barrën financiare të edukimit të hershëm për fëmijët e tyre. Si politikë e re, ky subvencionim do të ndihmojë edhe nënat e reja që të hyjnë në tregun e punës sa më parë dhe të rrisin përfshirjen e grave në tregun e punës”, ka thënë ajo.

Sipas saj, me subvencionimin me nga 70 euro në muaj për familjet e Prishtinës, do të rritet përfshirja e fëmijëve në çerdhe dhe edukim të hershëm dhe pjesëmarrja e grave në tregun e punës, si dhe do të lehtësohet barra financiare për shumë familje në Prishtinë.

“Ne kemi ndarë 100,000 Euro për financim të fazës së parë, por varësisht nga numri i aplikimeve do të rrisim edhe buxhetin. Prandaj i bëj thirrje të gjithë prindërve të Prishtinës që të hyrat familjare i kanë nën 500 Euro të aplikojnë në thirrjen e hapur për subvencionim, e cila tanimë është në uebfaqe të Komunës së Prishtinës dhe në rrjetet tona sociale”, ka thënë Musmurati.

Related Posts

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Qeveria vendos për indeksimin, zbardhet mënyra e llogaritjes

Qeveria ka miratuar një indeksim të pensioneve në vlerën 6.4%, një masë që synon përmirësimin e të ardhurave të pensionistëve dhe që lidhet direkt me bazën e…

Lajm i mirë nga Rama për pensionistët/ Duke nisur nga…

Kryeministri Edi Rama u ndal te masa e rritjes së pensioneve, duke theksuar se përmirësimi i situatës ekonomike ka krijuar mundësitë për rritje të pensioneve çdo vit….

Intervista “hot” e Monika Kryemadhit: Kam dy vjet pa bërë s*ks, dy ditë para se të ndahesha me Ilir Metën

Monika Kryemadhi ka dhene nje interviste ndryshe ne Top Albania Radio duke treguar disa detaje nga jeta e saj personale. Ajo ka treguar se pas ndarjes nga…

85 ANIJE LUFTARAKE RRETHOJNË IRANIN, Avionët BOMBARDUES gati për sulm, 1100 avione gati

85 anije luftarake rrethojnë Iranin, duke ngritur alarmin për një përshkallëzim të mundshëm të situatës. Raportimet për grumbullim masiv të forcave ushtarake po përhapen me shpejtësi, duke…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *