Florian Marku mbrëmjen e sotme është shfaqur i papërmbajtshëm dhe nuk e vendos në dyshim fitoren ndaj rivalit të tij, Dylan Moran.
Në duelin e zhvilluar në Manchester, boksieri shqiptar e mposhti kundërshtarin për vetem 54 sekonda. Grushtat e Florian Markut ishin tepër te fortë për kundërshtarin duke detyruar arbitrin të ndërhyjë dhe t’i japë fitoren 30-vjeçarin me ‘Knock Out teknik’ që në raundin e parë.
Një ndeshje e madhe me Markun që ishte tepër i frymëzuar duke vendosur kështu në kasafortë fitoren dhe rekordin e radhës. Florian Marku vazhdon të mbajë lart flamurin e Shqipërisë nëpër botë me arritjet e tij, teksa vijon të mbetet një nga më të mirët.