Pas ndërhyrjes kirurgjikale për t’i lehtësuar frymëmarrjen, gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit, Fatos Nanos paraqitet e qëndrueshme. Të gjitha parametrat jetësorë të ish-kryeministrit socialist janë të qëndrueshme.
Mjekët i kanë bërë hapje kirurgjikale të trakesë ku kanë vendosur një tub plastik në fyt. Nano vuan nga një sëmundje Pulmonare Obstruktive Kronike e quajtur ndryshe si SPOK. Kjo patologji që prek mushkëritë dhe karakterizohet nga një ngushtim i rrugëve respiratore me pasojë kryesore vështirësinë e furnizimit me oksigjen.
Nano u shoqërua me ambulancë nga shtëpia e tij për në spital të enjten e 24 gushtit 2023, pasi kishte pasur probleme me frymëmarrjen. Pas vështirësive shëndetësore, Fatos Nano u nderua nga Kryeministri Edi Rama me medaljen e “Mirënjohjes Publike”.