do_shortcode('[rt_reading_time]')

Si e shantazhoi Meta Sali Berishën me një video-skandal për Shkëlzenin?!

Shperndaje ne:
Koha e leximit: 3 min.

Vendimin e Ilir Metës për t’u bashkuar me PS-në, në prill të 2013, Sali Berisha e përjetoi si një pabesi dhe tradhti të rëndë politike, nisur edhe nga fakti se Berisha i kishte i ‘lënë dorën e lirë’ LSI në shfrytëzimin maksimal të pushtetit gjatë bashkëqeverisjes, por edhe nga angazhimi i tij të hapur, për ta shpëtuar Metën nga dënimi në vitin 2012, përmes gjyqtarëve të tij në Gjykatën e Lartë.

Dy vjet më vonë, në mars të vitit 2015, Berishës i doli në shteg një mundësi e mirë për t’u hakmarrë ndaj Metës.

Tom Doshi pretendonte se Meta kishte porositur vrasjen e tij dhe të deputetit Mhill Fufi.

Për të vërtetuar pretendimin e tij Doshi paraqiti edhe një të penduar, Durim Bamin, i cili tha se ishte kontraktuar për të hequr qafet Doshin.

Sali Berisha angazhoi grupin parlamentar të PD, në një betejë të egër kundër ish-aleatit të tij, Ilir Meta, ndërsa socialistët po qëndronin asnjanës. Berisha i kërkonte Metës të jepte dorëheqjen si kryetar Kuvendi dhe të paraqitej në prokurori.

Në seancën e datës 5 mars 2015, Berisha dhe Meta u përballën në Parlament, duke akuzuar njëri-tjetrin për vrasje.

Në këtë seancë ndër të tjera, Berisha tha se “Unë e kisha denoncuar disa herë tentativën për eliminimin e Tom Doshit… Tre muaj më parë, njerëzit që thirri Ilir Meta, për të më faturuar vr.asjen e Tom Doshit, ia përplasën në fytyrë siç e meritonte…. Për t’i rënë më shkurt, sepse mund të flasësh gjithë ditën për krimin dhe lidhjet tuaja me krimin, unë mendoj se në këtë moment kritik për vendin, duhet t’i japim shans hetimit. Propozimi im është ky: jep dorëheqjen nga parlamenti dhe hapi rrugë hetimit. Mos shfrytëzo kuotat e krimit, për të qëndruar në post! Je kokë e qelbur!”.

Në ato momente tensioni, Meta iu përgjigj Berishës se “E nise si lider demokracie dhe po e mbaron si aksioner pularie”, ndërsa i përmendi akuzat se ka nxjerrë Azem Hajdarin në pritën e vrasësve.

Teksa Berisha po e kalonte vijën e kuqe me akuzat e rënda, Meta e shantazhoi publikisht, duke e prekur në pikën e dobët, tek Shkëlzeni. Ndër të tjera Meta u shpreh se “Përgjigja ime, doktor, është kjo: për ty bëj çdo sakrificë, por për Shkëlzen Berishën e kam dhënë dorëheqjen një herë. Nuk e jap dy herë dorëheqjen për Shkëlzen Berishën! Ta sqaroj edhe më shumë: mos u bëj pjesë e puçit të pularisë, me Tom Doshin dhe Dritan priftin si aksionerë! Po them këtë në mënyrën më miqësore. Për ty bëj çdo gjë, por jo për Zenin”.

Ndërsa Berisha vijoi akuzat, Ilir Meta i përmendi për herë të parë Berishës një video të Shkëlzen Berishës.

Meta zbuloi edhe një sekret, teksa tha se Shkëlzeni ishte në videot e Dritan Priftit, video e cila ishte parë nga Berisha. “Se të kërcënon ty Dritani me videot e Zenit, bashkë me Tomën, kjo është çështje tjetër, nuk është çështja ime, të lutem shumë! Herën e parë, dorëheqjen e dhashë prej Shkëlzenit, se ai ishte në videon e Dritan Priftit, dhe ti e di shumë mirë, dhe më the: “Shiko çfarë ka bërë ky budallai”. Ashtu më the! Më thoshe: “Ça t’i bëj këtij budallait se më turpëroi!” Vazhdo ende me mendtë e Shkëlzenit! Vazhdo, se unë nuk kam çfarë të bëj për ty”, tha Meta.

Video me protagonist Shkëlzenit kishte rënë në duart e Spartak Brahos, në atë kohë shumë pranë Metës.

Video ishte zbuluar nga ekspertët gjatë kontrollit të lap-topit, ku ishte video Meta-Prifti. Ndërsa Berisha nuk po tërhiqej, Meta e kërcënoi për herë të parë Berishën, se do të publikonte videon. “Jo, jo, derisa i ke ti, do t’i nxjerrësh ti. Unë do të nxjerr ato…”, tha Meta.

Pas këtij mesazhi të Metës, Spartak Braho, kërkoi që në seancën e ardhshme, të vihej një monitor pranë foltores në Kuvend, për të publikuar videon komprometuese.

Disa ditë më pas, Meta u shpreh se “Spartaku i ka treguar me duket një dy video Doktorit, por nuk ia ka treguar të gjitha.

Por, ndoshta mund të ketë rastin t’ia tregojë të gjitha”. Shantazhi ishte i hapur. Megjithatë, videoja nuk u publikua kurrë, pasi shumë shpejt raportet mes Metës dhe Berishës u ‘zbutën’.

Pranvera e vitit 2015 shënoi edhe përplasjet e fundit mes Metës dhe Berishës. Pas akuzave të Bashës ndaj LSI në maj-qershor 2017, Meta dhe Berisha rinisën bashkëpunimin, ndërsa shumë shpejt shtynë Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin drejt një aleance.

Por, tashmë Metën dhe Berishën i bashkoi edhe një luftë e përbashkët, beteja kundër reformës në drejtësi, të cilën dyshja e shikon si një rrezik të madhe për fatin e tyre politik dhe juridik.

Nga akuzat e rënda për vr.asje në mars të 2015, Berisha mori pjesë në një miting të organizuar nga Meta në 2 mars 2020, pra Presidencës, tashmë për të rrëzuar qeverinë ‘Rama’. (Shqiptarja.com)

Related Posts

Ganja, Kurtit: Do të mbetesh në histori si rrenc, ti veç nder s’ke – je turpi i këtij vendi

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 1 min.Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e ka quajtur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, “rrenc”. Gjatë fjalës së saj në seancën e sotme,…

Rama e Zelensky të buzqëqeshur, përqafimi i dy liderëve që “vodhi” vëmendjen në…

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 0 min.Kryeministri i vendit Edi Rama, i cili ditën e djeshme ndodhej në Budapest, i ka dhuruar Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky një përqafim…

Përfitojnë mbi 800 mijë emigrantë, lajm i mirë vjen nga marrëveshja Shqipëri-Greqi

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 0 min.Qeveria shqiptare dhe ajo greke kanë rinisur kontaktet për një marrëveshje mes dy vendeve për njohjen e pensioneve. Ambasadorja shqiptare në Athinë,…

Ndryshimi drastik/ Temperaturat zbresin nën zero në Shqipëri, ja qyteti më i ftohtë për…

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 1 min.Pas datës 11 nëntor marrin fund ditët me diell dhe temperatura të larta. Sipas SHMU-së, moti në orët e mëngjesit të së…

Berisha paralajmëron Turjan Hyskën: Mos e merr tokën në Lukovë, nuk do ta gëzosh…

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 1 min.Sali Berisha ka bërë një paralajmërim të fortë ndaj moderatorit të njohur Turjan Hysko, duke e këshilluar që të mos pranojë të…

Kur do bjerë dëbora e parë në Shqipëri? Sinoptikania zbulon surprizat e motit: Ditën…

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 1 min.Kemi përpara një javë dinamike që do i ketë të gjitha: Diellin, rrebeshet e shiut, stuhi detare e madje edhe dëborë në…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *