Moment historik! Gjykata e Lartë vendos përfundimisht për Erion Veliajn

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me një çështje që është në hetim nga SPAK. Vendimi lidhet me kërkesën e tij për të shpallur të pavlefshme disa veprime hetimore, e cila ishte refuzuar më herët edhe nga Apeli i Posaçëm.

Sipas burimeve, vendimi është marrë në dhomë këshillimi nga kolegji penal i përbërë nga gjyqtarët Albana Boksi, Sokol Binaj dhe Genti Shala. Me këtë vendim, gjykata ka lënë në fuqi qëndrimin e mëparshëm të Apelit.

Çështja ndaj Veliajt është pjesë e një hetimi më të gjerë nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), i cili ka tërhequr vëmendje të madhe publike për shkak të funksionit të tij si kryebashkiak i kryeqytetit.

Ndaj tij rëndojnë disa akuza të rënda, përfshirë korrupsion pasiv dhe aktiv të zyrtarëve të lartë, pastrim parash, si dhe fshehje apo deklarim të rremë të pasurisë dhe interesave privatë, sipas detyrimeve ligjore për zyrtarët publikë.

Hetimet vijojnë dhe procesi mbetet në zhvillim, ndërsa vendimet e gjykatave deri tani kanë konfirmuar vazhdimësinë e procedurave hetimore të SPAK.

Related Posts

Rrush prej pasurisë Tri shtëpi, tri banesa, një vilë, vetura, toka e truall/ Pasuria marramendëse e Ramush Haradinajt dhe Anitës

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar pasuri të konsiderueshme në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit (APK). Sipas deklarimit të tij, pasuria përfshin vlera milionëshe të regjistruara…

Detaje të përmbajtjes së pakos së rimëkëmbjes ekonomike – Këta janë përfituesit e saj

Sipas burimeve brenda Ministrisë së Financave, po finalizohet një pako e re e rimëkëmbjes ekonomike me vlerë rreth 200 milionë euro. Dokumenti është ende në fazë përpunimi…

Një shqiptare në bordin e drejtimit të botës? Çako: Ndodh për herë të parë, Mira Murati mund të vendoset kryeministre

Në emisionin “Rrethi Katror” këtë javë u trajtuan disa zhvillime nga vendi dhe bota që kanë tërhequr vëmendje të madhe në ditët e fundit. Diskutimet u fokusuan…

Djali i Agim Ramadanit i reagon ashpër Gecit: Heshtja jote do të kishte më shumë peshë se fjalët e tua – analfabet

Djali i Agim Ramadanit, Jeton Ramadani, ka reaguar ashpër ndaj deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, pas deklaratave të bëra në seancën e Kuvendit të Kosovës. Debati…

Gold Ag reagon pas vendimit të gjykatës për Naimin: Çka do t’i thoni Zotit në ditën e gjykimit?

Dje është shpallur aktgjykimi në Gjykatën Themelore në Prishtinë lidhur me një rast që ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik. Vendimi u konsiderua i rëndësishëm…

Klevis Balliu befason nga spitali: Më spërkatën me spraj për arinjtë

Nga ambientet pranë Bllokut të Sigurisë te Mine Peza, ku po mbahen 11 protestuesit e arrestuar pas protestës së mbrëmshme, deputeti demokrat Klevis Balliu ka folur për…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *