Ky është polici që u arrestua në flagrancë për korrupsion – dyshohet se mori 2 mijë euro

Një zyrtar policor ka përfunduar në pranga pas një operacioni të Inspektoratit Policor të Kosovës, i zhvilluar në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj. Arrestimi është bërë më 16 prill gjatë një operacioni hetimor me masa të fshehta, ku përfshihej edhe simulimi i korrupsionit, dhe i dyshuari është kapur në flagrancë.

Sipas informatave, bëhet fjalë për Edison Limanin, zyrtar policor në Stacionin Policor të Shtërpcës, nën Drejtorinë Rajonale në Ferizaj. Ai dyshohet se ka pranuar 2,000 euro si pjesë e një shume të përgjithshme, në lidhje me veprën penale “organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Operacioni është zhvilluar nga Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), me autorizim të Prokurorisë Themelore në Ferizaj. Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në ndalim për 48 orë, ndërkohë që hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit vazhdojnë.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata, duke respektuar parimin e të drejtave të njeriut dhe presumptionin e pafajësisë.

Related Posts

Publikohet pasuria, Kurti me vetëm 16 euro e 40 centë në bankë

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar deklarimin vjetor të pasurisë së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ku vërehen disa ndryshime në krahasim me vitin e kaluar,…

Ja sa euro shtes perfitojne…

Sipas burimeve të DP, një nga masat kryesore që po shqyrtohen është ndarja e 100 eurove për fëmijët, si ndihmë direkte për familjet, veçanërisht për ato me…

Super rruga e re kombëtare/ Balluku jep lajmin e mirë: NATO certifikon…

Korridori VIII është përfshirë zyrtarisht në planet dhe infrastrukturën kritike ushtarake të NATO-s. Sipas zv.kryeministres, ky projekt strategjik tashmë është një realitet përmes investimeve të rëndësishme në…

“Dështoi edhe sistemi kontrollues”/ Kush janë fajtorët për zjarrin në pallat? Ja çfarë thotë inxhinierja Luljeta Bozo

Dëmet e shkaktuara nga zjarri do të kishin qenë shumë më të vogla nëse materiali i përdorur për fasadën do të kishte përmbushur standardet e sigurisë. Inxhinierët…

LAJM I FUNDIT/ E papritur! GJKKO thërret në gjyq Edi Ramën, kush është arsyeja…

Kryeministri Edi Rama pritet të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për t’u pyetur në lidhje me dosjen e njohur si “Partizani”….

Dalin pensionet për muajin prill

Ministria për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare ka njoftuar të gjithë pensionistët se është bërë alokimi i pensioneve për përfituesit e pensioneve të moshës dhe…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *