Super rruga e re kombëtare/ Balluku jep lajmin e mirë: NATO certifikon…

Korridori VIII është përfshirë zyrtarisht në planet dhe infrastrukturën kritike ushtarake të NATO-s. Sipas zv.kryeministres, ky projekt strategjik tashmë është një realitet përmes investimeve të rëndësishme në infrastrukturë dhe energji. Një nga projektet kryesore të realizuara në kuadër të Korridorit VIII në Shqipëri është rruga Elbasan – Qafë Thanë, e cila krijon një aks modern drejt Maqedonisë së Veriut.

Me financim të Bashkimit Evropian, po ashtu është rehabilituar linja hekurudhore Durrës–Rrogozhinë, duke e përshtatur atë me standardet evropiane dhe duke e shndërruar në një nyje kyçe të Korridorit VIII. Linja ka gjatësi rreth 34 km dhe është pjesë e shtyllës që lidh Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut dhe më tej me Bullgarinë dhe portet europiane, duke përmirësuar ndërlidhjen rajonale dhe transportin tregtar.

Një projekt tjetër strategjik në kuadër të Korridorit VIII është Porti i Ri në Porto Romano të Durrësit, i cili pritet të luajë një rol kyç në investimet dhe ndërlidhjen rajonale. Po ashtu, linja e interkonjeksionit Elbasan–Bitola konsiderohet një komponent me rëndësi, duke siguruar lidhje të drejtpërdrejtë mes vendeve dhe duke përmirësuar fluksin ekonomik dhe transportin në rajon.

Korridori VIII kalon nëpër tre shtete të Ballkanit: Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë, dhe shtrihet drejt Italisë dhe Rumanisë. Ai forcon lidhjen rajonale, sigurinë dhe qëndrueshmërinë lindje-perëndim të Evropës, duke krijuar një korridor strategjik që lidh Detin Adriatik me Detin e Zi dhe fuqizon bashkëpunimin ekonomik dhe infrastrukturor mes vendeve të rajonit.

Related Posts

Publikohet pasuria, Kurti me vetëm 16 euro e 40 centë në bankë

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar deklarimin vjetor të pasurisë së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ku vërehen disa ndryshime në krahasim me vitin e kaluar,…

Ja sa euro shtes perfitojne…

Sipas burimeve të DP, një nga masat kryesore që po shqyrtohen është ndarja e 100 eurove për fëmijët, si ndihmë direkte për familjet, veçanërisht për ato me…

Ky është polici që u arrestua në flagrancë për korrupsion – dyshohet se mori 2 mijë euro

Një zyrtar policor ka përfunduar në pranga pas një operacioni të Inspektoratit Policor të Kosovës, i zhvilluar në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj. Arrestimi është bërë…

“Dështoi edhe sistemi kontrollues”/ Kush janë fajtorët për zjarrin në pallat? Ja çfarë thotë inxhinierja Luljeta Bozo

Dëmet e shkaktuara nga zjarri do të kishin qenë shumë më të vogla nëse materiali i përdorur për fasadën do të kishte përmbushur standardet e sigurisë. Inxhinierët…

LAJM I FUNDIT/ E papritur! GJKKO thërret në gjyq Edi Ramën, kush është arsyeja…

Kryeministri Edi Rama pritet të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për t’u pyetur në lidhje me dosjen e njohur si “Partizani”….

Dalin pensionet për muajin prill

Ministria për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare ka njoftuar të gjithë pensionistët se është bërë alokimi i pensioneve për përfituesit e pensioneve të moshës dhe…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *