Ditë të vështira në qeli, Meta flet nga burgu: Tualeti ka që në 2024 pa dritë, më kanë shpuar bidonat e ujit, ajrosjen ma kanë ndaluar!

Ish-Kreu i Shtetit dhe Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka publikuar një deklaratë audio nga qelia ku pretendon se po i mohohen të drejtat dhe se disa prej tyre po shkelen ose tjetërsohen në mënyrë abuzive. Ai u vizitua nga Zylyftar Bregu, përfaqësues i Komitetit Shqiptar të Helsinkit, i cili u njoh nga afër me kushtet dhe shqetësimet e tij në IEVP “Jordan Misja”.

Meta falënderoi përfaqësuesin për ndërhyrjen pas konstatimit të mungesës së ndriçimit në tualetin e qelisë, problem që sipas tij ekzistonte prej kohësh. Ai e cilësoi këtë si një neglizhencë të vogël, por shtoi se ka edhe shqetësime të tjera, si dëmtimi i qëllimshëm i bidonave të ujit për të penguar ushtrimet fizike, në kushtet kur mungon një palestër në burg.

Një nga çështjet kryesore që ai ngriti ishte pretendimi i drejtuesve të burgut se ai kryen ajrosje si të gjithë të paraburgosurit. Meta e kundërshton këtë, duke thënë se del vetëm një herë në ditë dhe kërkon ballafaqim me përgjegjësin e policisë që, sipas tij, ka dhënë informacion të rremë. Ai shton gjithashtu se nuk i është dhënë ende vendimi zyrtar për masat disiplinore të marra ndaj tij.

Në letrën drejtuar Erida Skëndaj, ai ngre shqetësime edhe për kufizimin e komunikimit me mediat dhe bashkëpunëtorët politikë, si dhe për pengesat në takime dhe kontakte telefonike. Meta thekson se nuk kërkon privilegje, por trajtim të barabartë dhe respektim të të drejtave të garantuara nga ligji dhe konventat ndërkombëtare.

Related Posts

“Dështoi edhe sistemi kontrollues”/ Kush janë fajtorët për zjarrin në pallat? Ja çfarë thotë inxhinierja Luljeta Bozo

Dëmet e shkaktuara nga zjarri do të kishin qenë shumë më të vogla nëse materiali i përdorur për fasadën do të kishte përmbushur standardet e sigurisë. Inxhinierët…

LAJM I FUNDIT/ E papritur! GJKKO thërret në gjyq Edi Ramën, kush është arsyeja…

Kryeministri Edi Rama pritet të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për t’u pyetur në lidhje me dosjen e njohur si “Partizani”….

Dalin pensionet për muajin prill

Ministria për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare ka njoftuar të gjithë pensionistët se është bërë alokimi i pensioneve për përfituesit e pensioneve të moshës dhe…

Kush është zjarrfikësi hero që hoqi helmetën për t’ia dhënë qytetares? vajza e tij rrëqeth: Më dhembi…

Një ditë më parë Tirana u përball me pamje të frikshme, teksa një nga pallatet e kompleksit “Arlis”, pranë Farmacia 10, në pronësi të biznesmenit Armand Lilo,…

Kritika të forta në Samitin e Diasporës në Tiranë

Samiti i Diasporës është shoqëruar me reagime të drejtpërdrejta, ku juristja Eva Baçi, e cila punon në Prokurorinë e Bolonjës, ngriti shqetësime serioze mbi mënyrën si trajtohet…

Lajm i madh – pensioni shtesë në fokus, dalin detajet

Në Kosovë po vazhdojnë diskutimet për një pako të re mbështetëse financiare, ku një ndër masat kryesore është ndarja e një pensioni shtesë për pensionistët. Megjithatë, kjo…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *