Kriza godet Europën, Gjermania hap thesin për qytetarët:Ul taksat dhe jep bonus deri në 1000 euro

Me një paketë ndërhyrjesh emergjente që synojnë frenimin e presioneve mbi familjet dhe bizneset, qeveria gjermane është përpjekur t’i përgjigjet pasojave ekonomike të luftës SHBA-Izrael me Iranin. Kjo vjen në një kohë kur ekonomia më e madhe e Evropës ende po përpiqet të rimëkëmbet pas dy vitesh të vështira.

Siç raporton “Reuters”, vendimet përfundimtare u njoftuan të hënën (13 prill), pas negociatave të mbyllura gjatë fundjavës midis koalicionit konservator të Kancelarit Friedrich Merz dhe partnerëve të tij socialdemokratë në qeveri. Vetë Merz pranoi se kostoja e këtij konflikti nuk do të jetë e përkohshme.

Ai deklaroi në Berlin se pasojat e luftës do të ndihen për një kohë të gjatë, edhe pasi ajo të ketë përfunduar. Sipas tij, qeveria synon të bëjë gjithçka të mundur për të ruajtur dhe përmirësuar konkurrueshmërinë e ekonomisë gjermane, si dhe për të lehtësuar situatën për familjet.

Ndërhyrja e parë dhe më e menjëhershme është ulja e përkohshme e taksës së karburantit me 17 cent për litër për benzinën dhe naftën, për një periudhë dy mujore. Në të njëjtën kohë, kompanive u jepet mundësia të paguajnë një bonus pa taksa deri në 1,000 euro për punonjësit gjatë vitit 2026, si një formë lehtësimi financiar.

Paketa përfshin gjithashtu masa më afatgjata, si lehtësime tatimore për të ardhurat e ulëta dhe të mesme deri në vitin 2027 dhe një reformë të sistemit të sigurimeve shëndetësore. Qeveria synon gjithashtu të ndikojë në politikat evropiane për industrinë e automobilave, duke kërkuar ndryshime në objektivat e emetimeve për prodhuesit.

Related Posts

Pasuria qindra mijëra eurosh e deputetes Edona Llalloshi

Edona Llaloshi ka deklaruar pasurinë e saj në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, në kuadër të deklarimit vjetor. Ajo është e emëruar deputete që nga prilli 2025…

Në Bashkinë e Gjirokastrës, kryetari dhe 18 punonjës të infektuar me SIDA, qyteti në panik, makth analizash në Janinë

Pretendimet e publikuara nga gazetari Basir Çollaku kanë ngjallur reagime të forta, ku ai deklaron se një kryebashkiak në jug të vendit është diagnostikuar me AIDS dhe…

Ka filluar aplikimi i subvencioneve në faturat e rrymës për familjet në nevojë

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se ka filluar shpërndarja e subvencioneve për energjinë elektrike për familjet që plotësojnë kriteret për përfitim….

Ndahet lajmi hidhur për Sali Berishën!!

Avokati Edmond Petraj ka reaguar pas thirrjes së Lulzim Basha në SPAK, duke deklaruar se çështja e Protesta e 21 janarit po hyn në një fazë të…

VIDEO/ Momenti kur Flamur Noka godet policët, por e pëson keq…

Pas hedhjes së molotovëve drejt Kryeministrisë, policia ndërhyri për të shpërndarë protestuesit dhe për të ndaluar përshkallëzimin e dhunës. Situata u tensionua shpejt, me përplasje fizike mes…

Publikohet pasuria, Kurti me vetëm 16 euro e 40 centë në bankë

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar deklarimin vjetor të pasurisë së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ku vërehen disa ndryshime në krahasim me vitin e kaluar,…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *