Në Kosovë po vijojnë diskutimet për një pako të re mbështetëse financiare, që synon të lehtësojë barrën ekonomike të qytetarëve përballë rritjes së çmimeve dhe kostos së jetesës, raporton Gazeta Minuti.
Sipas burimeve, një ndër masat kryesore që po shqyrtohen është ndarja e 100 eurove për fëmijët, si ndihmë direkte për familjet, veçanërisht për ato me të ardhura më të ulëta.
Po ashtu, në diskutim është edhe një pension shtesë prej 150 eurosh për pensionistët, me synim mbështetjen e kësaj kategorie që është ndër më të prekurat nga rritja e çmimeve të produkteve bazë dhe shpenzimeve të përditshme.
Burimet bëjnë të ditur se përfitimet nuk do të kufizohen vetëm te këto grupe, por do të përfshijnë edhe kategori të tjera në nevojë.
Në kuadër të kësaj pakete, pritet të përfitojnë edhe punonjësit e sektorit privat përmes formave të ndryshme të mbështetjes financiare.