“Mund të helmoheni. Hiqeni nga mendja qumështin e fshatarit”, eksperti: Qumështi i marketit më i mirë

Eksperti i bujqësisë Ilir Pilku ka apeluar për më shumë kujdes në përzgjedhjen e ushqimeve, duke theksuar rëndësinë e konsumimit të produkteve të stinës dhe atyre organike. Në një prononcim të tij, ai u ndal veçanërisht te qumështi, duke paralajmëruar rreziqet serioze që lidhen me produktet e pakontrolluara që shiten në rrugë.

Sipas tij, konsumatorët duhet të zgjedhin vetëm kompani që ofrojnë siguri të lartë dhe standarde të verifikuara. Ai theksoi se qumështi i rrugës duhet përjashtuar plotësisht nga konsumi, pasi nuk ka asnjë garanci për origjinën dhe cilësinë e tij.

“Konsumatori duhet të dijë kush e ka prodhuar qumështin. Vetëm në këtë mënyrë ka gjurmueshmëri dhe produkti duhet të shoqërohet me dokument laboratorik. Duhet parë edhe ambalazhi, mënyra e tregtimit dhe temperatura e ruajtjes.

Kemi parë qumësht që shitet në 45 gradë në rrugë. Ai qumësht mund të shkaktojë helmim”, u shpreh eksperti, duke shtuar se mungesa e kontrollit dhe kushtet e papërshtatshme të ruajtjes e kthejnë qumështin e rrugës në një rrezik serioz për shëndetin e qytetarëve.

Related Posts

Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane/ Boçi: Nëse ndodh një goditje, pasojat…

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka folur për rrezikun e mundshëm nga Irani dhe reagimin e institucioneve shqiptare, duke theksuar se situata nuk duhet parë më…

Motra e Mateos kundër Brikenës: “Prisja një Selinë për të” (VIDEO)

Një deklaratë e papritur ka trazuar rrjetin dhe fansat e Big Brother VIP Albania, këtë herë jo nga brenda shtëpisë, por nga jashtë saj. Motra e Mateos…

Ish-fituesi i Big Brother Anaid Kaloti analizon finalen e BBV5: Ja kush e meriton sipas tij

Teksa gara në Big Brother VIP Albania 5 po hyn në fazën më të nxehtë, ish-fituesi Anaid Kaloti ka bërë një analizë të drejtpërdrejtë për katër banorët…

Ambasada Amerikane lëshon ALARMIN: Irani mund të sulmojë Shqipërinë! Qendra tregtare…

Ambasada Amerikane në Tiranë ka lëshuar një njoftim paralajmërues duke theksuar se Irani mund të shënjestrojë subjekte të lidhura me Shtetet e Bashkuara, si dhe elementë të…

Të premten ndodh ndryshimi DRASTIK i motit! Sinoptikania befason: Pas datës 4 Prill prisni…

Meteorologia Lajda Porja tha se dita e enjte dhe e premte do të shoqërohen me shi, ndërsa fundjava do të sjellë mot të mirë dhe temperatura të…

A është ngadalësuar procesi ynë në BE? Studentja pyet Ramën! Përgjigjet Kryeministri…

Kryeministri Edi Rama në një takim këtë të enjte me studentët mbi integrimin në BE është përgjigjur përballë pyetjes së një studenteje, e cila ka thënë “nëse…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *