Ambasada Amerikane në Tiranë ka lëshuar një njoftim paralajmërues duke theksuar se Irani mund të shënjestrojë subjekte të lidhura me Shtetet e Bashkuara, si dhe elementë të opozitës iraniane që ndodhen në Shqipëri.
Sipas njoftimit të ambasadës, këto grupe mund të synojnë gjithashtu vende publike dhe të zakonshme, përfshirë zona turistike, qendra tregtare, hotele, klube dhe restorante.
Gjithashtu, ambasada shprehet se inkurajon qytetarët amerikanë që ndodhen në Shqipëri të tregojnë vigjilencë të shtuar.
“Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me Shtetet e Bashkuara ose elementë të opozitës iraniane në Shqipëri. Ata gjithashtu mund të synojnë vende të zakonshme, të tilla si vende turistike, qendra tregtare, hotele, klube dhe restorante. Ne i inkurajojmë qytetarët amerikanë të ushtrojnë vigjilencë të shtuar,” thuhet në njoftimin e ambasadës.