Instituti i Gjeoshkencës ka bërë me dije se ditën e nesërme (29 Gusht) pritet të ketë reshje me intensitet të lartë, të cilat do të jenë më të përqëndruara në veri dhe në jug të territorit.
Instituti i Gjeoshkencës paralajmëron se në qarqet: Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Fier dhe Vlorë mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve dhe rrëshqitje të dherave. Këto qarqe mund të shfaqin probleme me përmbytjet, për shkak të intensitetit të lartë që do të kenë shirat. Nesër (e martë, dt.29 Gusht) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 20 / 26 °C
në vendet e ulëta: 20 / 28 °C
në vendet malore: 16 / 25 °C