Frikë për luftë në Ballkan? 12 kongresmenë në SHBA bëjnë levizjen urgjente për shqiptarët! Çfarë po ndodh

Shtetet e Bashkuara nuk duhet të pakësojnë numrin e ushtarëve në Kosovë — kjo ishte thirrja e qartë dhe e drejtpërdrejtë e një grupi kongresmenësh dhe senatorësh, si republikanë ashtu edhe demokratë, drejtuar Sekretarit Amerikan të Shtetit, Marco Rubio, përmes një letre zyrtare. Ata shprehën shqetësim të thellë lidhur me raportimet se administrata e presidentit Donald Trump po shqyrton mundësinë e tërheqjes së një pjese të trupave nga misioni i KFOR-it.

Në letër theksohet se në një periudhë të brishtë politike dhe me rritje të ndikimeve dashakeqe në Ballkanin Perëndimor, çdo reduktim i parakohshëm i pranisë ushtarake amerikane mund të ketë pasoja serioze. Sipas tyre, një veprim i tillë rrezikon të destabilizojë jo vetëm Kosovën, por edhe rajonin më të gjerë, veçanërisht Bosnjë dhe Hercegovinën, duke cenuar interesat strategjike të sigurisë së Shteteve të Bashkuara.

Ligjvënësit amerikanë paralajmërojnë se ulja e numrit të trupave do të ndikonte negativisht edhe në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, duke krijuar hapësirë për aktorë destabilizues që të rrisin ndikimin e tyre në rajon. Ata nënvizojnë se prania ushtarake amerikane është një faktor kyç për ruajtjen e stabilitetit dhe përparimin e proceseve politike në Ballkan.

Në veçanti, në letër përmendet roli i Rusisë, e cila sipas tyre ka bllokuar vazhdimisht njohjen ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës dhe vazhdon të ushtrojë ndikim malinj në rajon. Duke iu referuar të dhënave të inteligjencës, ligjvënësit theksojnë se nuk ka shenja të zvogëlimit të këtij ndikimi, ndaj kërkojnë që SHBA-të të mos reduktojnë praninë ushtarake dhe të mos krijojnë hapësirë shtesë për veprimtarinë ruse.

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *