Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, paralajmëroi se opozita do të përshkallëzojë aksionet e saj, duke vënë në tavolinë opsione të forta si ngujimi dhe greva e deputetëve.
Sipas Këlliçit, të gjitha mundësitë për dialog konstruktiv janë konsumuar tashmë, pa arritur asnjë rezultat konkret me mazhorancën në pushtet.
Deputeti demokrat e drejtoi gishtin nga kryeministri Rama, duke thënë se ai nuk ka as qëllimin e as vullnetin për të bashkëpunuar, duke e bërë të kotë çdo tentativë për komunikim.
Në këto kushte, Këlliçi theksoi se opozitës i takon të ngrihet në lartësinë e duhur të situatës dhe të ndërmarrë hapat e nevojshëm për t’i dhënë fund kësaj gjendjeje politike.