E FUNDIT/ Drejtoresha e QSUT thirrje URGJENTE pacientëve dhe familjarëve të tyre…

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë u ka bërë thirrje pacientëve, familjarëve të tyre dhe çdo qytetari që të denoncojë rastet e korrupsionit në spital. Apeli vjen në një kohë kur çështja e ryshfetit në shërbimet shëndetësore është shpesh objekt debatit publik.

Përmes një video-njoftimi në rrjetet sociale, drejtoresha e këtij institucioni, Anxhela Paparizo, theksoi se vetëm përmes transparencës dhe raportimit të rasteve të dyshuara mund të ndërtohet një sistem shëndetësor më i drejtë dhe më cilësor për qytetarët.

Në reagimin e saj, Paparizo deklaroi se, nisur nga akuzat e hedhura publikisht për afera korruptive të stafit mjekësor, QSUT u bën thirrje pacientëve, familjarëve dhe çdo qytetari që, nëse përballen me situata të tilla, t’i denoncojnë ato pranë Koordinatorit të Antikorrupsionit në adresën elektronike: [koordinatori.ak@dpak.al](mailto:koordinatori.ak@dpak.al). Sipas saj, vetëm përmes transparencës dhe raportimit të rasteve mund të përmirësohet cilësia e shërbimit mjekësor.

Deklaratat e Paparizos vijnë pasi pak kohë më parë një tjetër deklaratë e saj u bë virale në rrjetet sociale, kur ajo tha se nuk kishte dijeni që në spitale t’u merreshin para pacientëve. Kjo deklaratë u përball me reagime të shumta, pasi ndër vite pacientët kanë raportuar vazhdimisht raste kur, sipas tyre, “po nuk pagove, nuk merr shërbim”.

Related Posts

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Qeveria vendos për indeksimin, zbardhet mënyra e llogaritjes

Qeveria ka miratuar një indeksim të pensioneve në vlerën 6.4%, një masë që synon përmirësimin e të ardhurave të pensionistëve dhe që lidhet direkt me bazën e…

Lajm i mirë nga Rama për pensionistët/ Duke nisur nga…

Kryeministri Edi Rama u ndal te masa e rritjes së pensioneve, duke theksuar se përmirësimi i situatës ekonomike ka krijuar mundësitë për rritje të pensioneve çdo vit….

Intervista “hot” e Monika Kryemadhit: Kam dy vjet pa bërë s*ks, dy ditë para se të ndahesha me Ilir Metën

Monika Kryemadhi ka dhene nje interviste ndryshe ne Top Albania Radio duke treguar disa detaje nga jeta e saj personale. Ajo ka treguar se pas ndarjes nga…

85 ANIJE LUFTARAKE RRETHOJNË IRANIN, Avionët BOMBARDUES gati për sulm, 1100 avione gati

85 anije luftarake rrethojnë Iranin, duke ngritur alarmin për një përshkallëzim të mundshëm të situatës. Raportimet për grumbullim masiv të forcave ushtarake po përhapen me shpejtësi, duke…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *