Paloma është një nga banorët që nxit debate dhe është shumë aktive në Big Brother Vip dhe ajo ka një karrierë të gjatë si gazetare dhe shpesh herë gjatë këtyre ditëve ka ndarë momente nga puna e saj me banorët aty..
Paloma ka treguar një histori që sipas saj nuk është transmetuar asnjëherë në ekran, kur ajo ishte në vit të dytë në gjimnaz dhe teksa kishte provuar të merrte një përgjigje nga Edi Rama ai i kishte bërë një koment të pakëndshëm..
“Rama m’tha ik se të pre va kokën, nuk është transmetuar asnjëherë”, tha Paloma..
Po ashtu ajo tregoi se pas kësaj ngjarje,Rama i kishte dërguar një mesazh në shenjë pendimi dhe faljeje, ku ndër të tjera gazetarja tha se i kishte shkruar. “Më vjen keq për atë që ndodhi, ngarkesa elektorale. Përqafime Edi Rama.”