U vra në sallën e gjykatës, familja kërkon shpalljen ‘Dëshmor i Atdheut’ për gjyqtarin Astrit Kalaja

Familjarët e gjyqtarit të ndjerë Astrit Kalaja, i cili u vra në sallën e Gjykatës së Apelit, kanë kërkuar që ai të shpallet “Dëshmor i Atdheut”. Ata theksojnë se rendi dhe qetësia në vend nuk garantohen vetëm nga policia, por edhe nga sistemi i drejtësisë dhe gjykatësit që ushtrojnë detyrën në kushte të vështira dhe me rrezik të lartë.

Familja e gjyqtarit pritet t’i drejtohet Komisionit Qendror të Statusit të Dëshmorit për këtë kërkesë, duke lënë të hapur edhe mundësinë e ndjekjes së çështjes në Gjykatën Administrative nëse kërkesa e tyre nuk pranohet.

Gjyqtari Kalaja u qëllua për vdekje nga Elvis Shkëmbi, i cili dyshohet se e kreu krimin për shkak të një procesi gjyqësor disa-vjeçar që lidhej me një të afërm të tij në Shkodër. Aktualisht, dy të dyshuar për ngjarjen ndodhen në burg, ndërsa hetimet nga Prokuroria e Tiranës vijojnë.

Organi i akuzës është në pritje të ekspertizës së telefonit për të përcaktuar nëse ka pasur bashkëpunëtorë të tjerë në kryerjen e krimit. Vrasja e gjyqtarit Kalaja riktheu në vëmendje edhe çështjen e sigurisë në institucionet e drejtësisë, pasi sipas burimeve edhe më herët janë raportuar raste kërcënimesh ndaj trupave gjyqësore gjatë shpalljes së vendimeve në të njëjtën gjykatë.

Related Posts

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Qeveria vendos për indeksimin, zbardhet mënyra e llogaritjes

Qeveria ka miratuar një indeksim të pensioneve në vlerën 6.4%, një masë që synon përmirësimin e të ardhurave të pensionistëve dhe që lidhet direkt me bazën e…

Lajm i mirë nga Rama për pensionistët/ Duke nisur nga…

Kryeministri Edi Rama u ndal te masa e rritjes së pensioneve, duke theksuar se përmirësimi i situatës ekonomike ka krijuar mundësitë për rritje të pensioneve çdo vit….

Intervista “hot” e Monika Kryemadhit: Kam dy vjet pa bërë s*ks, dy ditë para se të ndahesha me Ilir Metën

Monika Kryemadhi ka dhene nje interviste ndryshe ne Top Albania Radio duke treguar disa detaje nga jeta e saj personale. Ajo ka treguar se pas ndarjes nga…

85 ANIJE LUFTARAKE RRETHOJNË IRANIN, Avionët BOMBARDUES gati për sulm, 1100 avione gati

85 anije luftarake rrethojnë Iranin, duke ngritur alarmin për një përshkallëzim të mundshëm të situatës. Raportimet për grumbullim masiv të forcave ushtarake po përhapen me shpejtësi, duke…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *