U vra në sallën e gjyqit, familja e Astrit Kalasë kërkon që ish-magjistrati shpallet “dëshmor i atdheut”

Familja e gjyqtarit Astrit Kalaja, i vrarë në Gjykatën e Apelit në Tirana, ka kërkuar që shteti ta shpallë atë “dëshmor të atdheut”. Në shkresat që disponon Top Channel, bashkëshortja e gjyqtarit, i cili kishte një karrierë 32-vjeçare në drejtësi, ka kërkuar hapjen e procedurave nga Ministria e Drejtësisë gjatë kohës kur ky institucion drejtohej nga Besfort Lamallari.

Në kërkesë theksohet se gjyqtari u vra në sallën e gjyqit gjatë shpalljes së vendimit në emër të Republikës. Sipas përshkrimit, autori ishte një nga palët në proces, i cili nxori armën dhe e qëlloi menjëherë pasi u shpall vendimi.

Familja këmbëngul se rendi dhe qetësia nuk sigurohen vetëm nga policia, por edhe nga institucionet e drejtësisë. Për këtë arsye ata po përgatiten t’i drejtohen edhe Komisionit Qendror të Statusit të Dëshmorit, një hap që mund të hapë rrugën edhe për një padi në gjykatën administrative.

Gjyqtari Kalaja u vra nga Elvis Shkëmbi, xhaxhai i të cilit ishte palë në një proces disa-vjeçar të nisur në Shkodër. Të dy të dyshuarit ndodhen në burg dhe hetimet nuk janë mbyllur ende, pasi prokuroria e kryeqytetit është në pritje të ekspertizës së telefonit për të kuptuar nëse ka pasur bashkëpunim mes tyre për kryerjen e krimit. Ngjarja riktheu në vëmendje problemin e sigurisë në gjykata dhe prokurori, ndërsa edhe më parë janë raportuar raste kërcënimesh ndaj trupave gjyqësore gjatë shpalljes së vendimeve.

Related Posts

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Qeveria vendos për indeksimin, zbardhet mënyra e llogaritjes

Qeveria ka miratuar një indeksim të pensioneve në vlerën 6.4%, një masë që synon përmirësimin e të ardhurave të pensionistëve dhe që lidhet direkt me bazën e…

Lajm i mirë nga Rama për pensionistët/ Duke nisur nga…

Kryeministri Edi Rama u ndal te masa e rritjes së pensioneve, duke theksuar se përmirësimi i situatës ekonomike ka krijuar mundësitë për rritje të pensioneve çdo vit….

Intervista “hot” e Monika Kryemadhit: Kam dy vjet pa bërë s*ks, dy ditë para se të ndahesha me Ilir Metën

Monika Kryemadhi ka dhene nje interviste ndryshe ne Top Albania Radio duke treguar disa detaje nga jeta e saj personale. Ajo ka treguar se pas ndarjes nga…

85 ANIJE LUFTARAKE RRETHOJNË IRANIN, Avionët BOMBARDUES gati për sulm, 1100 avione gati

85 anije luftarake rrethojnë Iranin, duke ngritur alarmin për një përshkallëzim të mundshëm të situatës. Raportimet për grumbullim masiv të forcave ushtarake po përhapen me shpejtësi, duke…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *