TEOLOGIA MERJEM LUMI HEQ SHAMINË, LË FENË DHE BËN RRËFIMIN E PAPRITUR

Merjem Lumi, një nga figurat më të njohura të predikimit islam në rrjetet sociale shqiptare, është rikthyer në vëmendjen e publikut me një rrëfim personal që ka surprizuar dhe prekur shumë njerëz. Ajo është shfaqur pa shami dhe është prezantuar me një identitet të ri – Maria, emri që i kishte vendosur gjyshja para se ajo të konvertohej në Islam në moshën 13-vjeçare.

Pas 24 vitesh përkushtim fetar, studimesh në Damask dhe një angazhimi të gjatë në rrjetet sociale për të përhapur mesazhe besimi, ajo thotë se ka kaluar vitin më të vështirë të jetës së saj. “Nuk jam kthyer e krishterë,” shprehet ajo, duke theksuar se gjithashtu nuk është më personi që ishte më parë.

Sipas rrëfimit të saj, pas tërheqjes nga rrjetet sociale dhe polemikave që pasuan, ajo përjetoi një krizë të thellë emocionale dhe identitare. Maria flet për zhgënjim, ndjenjë tradhtie, bullizim masiv dhe pyetje të forta shpirtërore që e kanë shoqëruar gjatë kësaj periudhe.

Në reflektimet e saj ajo thotë se për një kohë të gjatë kishte besuar se ishte në shërbim të Zotit dhe se kishte ndërtuar jetën mbi bindjet e saj fetare. Megjithatë, pas ngjarjeve të vitit të fundit, ajo shprehet se shumë nga bindjet dhe siguria që kishte ndjerë më parë janë lëkundur.

“Merjeme nuk pati mundësi t’ia dalë. Vdiq. Ajo që mbeti janë vetëm pyetjet,” thotë ajo, duke e përshkruar këtë periudhë si një krizë të thellë identiteti dhe reflektimi personal.

Sot ajo shprehet se nuk është më e lidhur me bindjet e saj të mëparshme në të njëjtën mënyrë, por është në kërkim të një marrëdhënieje të re me Zotin, “pa dogma, pa etiketa dhe pa presion”. Rrëfimi i saj ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, duke ndarë opinionin mes mbështetjes dhe kritikave.

Related Posts

Pacolli: Ky person më ka vjedhur 5 milion euro, iku në Dubai

Ish-presidenti i Kosovës dhe biznesmeni Behgjet Pacolli ka bërë deklarata të forta publike gjatë një interviste në emisionin Opinion me gazetarin Blendi Fevziu në TV Klan. Ai…

Kryeminisri i ri hungarez merr vendimin e madh, largon nga Hungaria anti-shqiptarin e madh

Mandatari i ardhshëm hungarez, Peter Magyar, paralajmëroi deportimin e ish-kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Nikola Gruevski. Gjatë një konference për shtyp, ai u pyet nga gazetarët edhe…

Berisha: Jemi në “kilometrin e fundit”, protesta deri në rrëzimin e Ramës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi këtë të hënë se opozita ndodhet në “kilometrin e fundit” të betejës së saj politike. Ai theksoi se përgjigjja ndaj…

SKANDAL NË FERMA VIP! Arbana Osmani bën gafën e madhe – shpërthen rrjeti (VIDEO)

Një moment i sikletshëm dhe i papritur është regjistruar gjatë Prime-it të “Ferma VIP”, duke shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale. Gjatë diskutimit për nominimet, Arbana…

Po ofron paga deri 2300 euro, por fabrika kosovare s’po gjen punëtorë – tani ia mësyen Indonezisë

Puna e kësaj kompanie lidhet me prodhimin e metalit dhe eksportin e tij brenda dhe jashtë Kosovës, ku janë të punësuar mbi 50 punëtorë. Megjithatë, ky numër…

Gjurmët e Islamit paraotoman, Kosova kishte xhami që në vitin 1289

“Allahu ekber, Allahu ekber… Esh-hedu en la ilahe il-lall-llah…”. Kjo thirrje po dëgjohej në fshatin Mlikë të Gorës në Dragash edhe para ardhjes së ushtrisë osmane këtë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *