Kjo kërkesë e këtyre organizatave ka ardhur për shkak të rreziqeve serioze ,që sipas tyre, ky investim paraqet për biodiveristetin unik të zonës.
Kushner synon të transformojë ishullin e pabanuar të Sazanit, i vendosur në jugperëndim të vendit tonë, në një destinacion turistik ultra-luksoz. Ishulli, i cili gjatë regjimit komunist shërbente si bazë ushtarake sekrete, parashikohet të kthehet në një kompleks turistik me vlerë rreth 1.2 miliardë euro.
Në një letër drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe ministrit së Mjedisit, Sofian Jaupaj, 41 organizata mjedisore nga 28 vende të botës shprehin shqetësimin e tyre të thellë për ndikimin që ky projekt mund të ketë mbi ekosistemet tokësore dhe detare të ishullit.
Lidhur me këtë letër që u ka mbërritur kreut të qeverisë shqiptare dhe ministrit të Mjedisit deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar nga vetë autoritetet tona.
Sipas organizatave nënshkruese, plani parashikon ndërhyrje në rreth 450 hektarë territor, duke vënë në rrezik serioz biodiversitetin dhe ekosistemet kritike të zonës. Ishulli i Sazanit dhe ujërat përreth tij konsiderohen habitat jetik për disa nga speciet detare më të rrezikuara në botë.
Veçanërisht shqetësuese është prania e fokës mesdhetare (Monachus monachus), një nga gjitarët detarë më të rrezikuar globalisht, e cila klasifikohet si specie në rrezik zhdukjeje nga Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës. Përveç saj, zona strehon edhe 36 specie të tjera detare të kërcënuara në nivel global.
Organizatat kërkojnë jo vetëm pezullimin e çdo vendimi për avancimin e projektit, por edhe përfshirjen e territorit tokësor të ishullit të Sazanit brenda parkut kombëtar detar që e rrethon atë.

Related Posts

Shqiptari që iku nga Irani/ “Atje u bombardua gjithçka”

Eni Kokomani është një nga shqiptarët që, pas disa vitesh jetese në Irani, ka vendosur të kthehet në Shqipëria për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë…

TËRMET NË QEVERI, SHBA fundos Ramën? Washingtoni ULTIMATUMIN SPAK?

Zhvillime të reja në politikën shqiptare po shkaktojnë debate të forta dhe tension në skenën politike. Sipas analistëve dhe burimeve të ndryshme, situata e fundit mund të…

Me 79 vota pro, Kuvendi shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit

Kuvendi i Shqipërisë ka votuar këtë të martë me 79 vota pro projekt-rezolutën për shpalljen e Irani si shtet sponsor të terrorizmit. Gjatë votimit u regjistrua një…

“Me shumë keqardhje”, hoxha kritikon ashpër prindërit për emrat që po ua vendosin fëmijëve

Emri “Ensar” shpesh perceptohet si një emër i përveçëm, por në thelb ai ka një kuptim më të gjerë gjuhësor dhe historik. Në arabisht, “Ensar” është në…

Mot i paqëndrueshëm me reshje dhe rënie temperaturash, përmirësim në fundjavë

Vranësirat do të dominojnë motin në të gjithë territorin shqiptar gjatë ditës së sotme, ndërsa reshjet do të jenë fillimisht të pakta. Ato nisin në veri dhe…

Paralajmërimi/ Berisha pas deklaratas së Ramës: Më 22 mars i japim…

Sali Berisha reagoi ditën e sotme me një video-mesazh ndaj deklaratave të Edi Ramës, duke e akuzuar kryeministrin se po mbron me çdo kusht Belinda Ballukun. Sipas…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *