“Votat vidhen kapak” dhe “të gjithë i kemi 2-3 milionë” – deklaratat e Xhavit Halitit që bënë bujë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka deklaruar publikisht se manipulimi i votave në proceset zgjedhore në Kosovë është një fenomen i njohur.

Gjatë një interviste në emisionin “60 Minuta” në KTV, ku po diskutohej për procesin e rinumërimit të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, Haliti u shpreh hapur mbi cenimin e integritetit zgjedhor.

“Të gjithë e dinë që votat vidhen kapak, nuk është ndonjë sekret”, deklaroi Haliti, përcjell Insajderi.

Kjo nuk është hera e parë që Haliti bën deklarata që shkaktojnë reagime të forta në opinionin publik. Kjo deklaratë ka rikthyer në vëmendje një tjetër qëndrim të tij të vitit 2018, lidhur me pasurinë e politikanëve.

Gjatë një debati televiziv tetë vite më parë, Haliti kishte relativizuar zotërimin e shumave milionëshe, duke i konsideruar ato si diçka të zakonshme për rrethin e tij politik.

“Në qoftë se ka mbetë puna me i shpjegu 2-3 milionë, edhe ti i ke, ne të gjithë i kemi 2-3 milionë.”, deklaronte ai në vitin 2018.

Related Posts

Arbër Hajdari e thotë troç: Ky ish-banor duhet të ishte në finalen e Big Brother

Opinionisti i njohur i Big Brother VIP Albania, Arbër Hajdari, ishte i ftuar në panelin e Goca & Gra, ku ndau mendimet e tij mbi dinamikat e…

Donald Trump: Hapni Ngushticën e mallkuar, ju kopilë të çmendur, e marta do të jetë ditë ferri për ju

Deklaratat e forta dhe provokuese kanë qenë shpesh pjesë e stilit të komunikimit të Donald Trump, duke shkaktuar reagime të menjëhershme si në opinionin publik ashtu edhe…

“O palaço cirku, o njeri i dështuar”, plas sherri mes Selin dhe Mirit: Je komplet i pafytyrë…

Së fundmi, në shtëpinë e BBV ka shpërthyer një debat i ashpër mes Mirit dhe Selin, duke tërhequr vëmendjen e publikut për tonet e forta dhe akuzat…

Arbër Hajdari në “Goca dhe Gra”: Nëse do isha në vendin e Selin nuk do…

Opinionisti i BBV, Arbër Hajdari, ishte i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku komentoi situatën e fundit të Selin brenda shtëpisë. Ai u shpreh se, nëse…

“Mund të na mbyllet dera për në BE”, Rama akuzon opozitën: Të paudhët nuk lënë gjë pa thënë! S’është parë në asnjë vend

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me Asamblenë e Partia Socialiste e Shqipërisë në Njësinë 14, foli për perspektivën europiane të vendit, duke e cilësuar këtë si…

“Është martuar me mua për letra…”/ Rabea Shahini sqaron njëherë e mirë raportin me Mirin

E ftuar mëngjesin e sotëm në studion e emisionit “Wake Up” ishte Rabea Shahini, bashkëshortja e Mirit, banor i “Big Brother VIP 5”. Gjatë intervistës, ajo foli…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *