“Gazetari nga Gostivari braktis vendlindjen dhe merr rrugën drejt mërgimit

Gazetari Abedin Bilalli nga Gostivari ka njoftuar largimin e tij nga Televizioni lokal Globi dhe vendimin për të marrë rrugën e mërgimit, duke e ndarë këtë kapitull përmes një letre publike.

Mesazhi i gazetarit Abedin Bilalli:

Gazetari braktis vendlindjen, merr rrugën e mërgimit

Mbylla një kapitull të rëndësishëm të jetës sime. Koha që kalova në Televizionin Globi ishte ndër përvojat më cilësore që kam pasur, si në plan personal, ashtu edhe profesional.

Nuk jam më pjesë e shtëpisë sime të televizionit, por do ta mbaj gjithmonë me respekt atë që përjetova aty. Gjatë punës kam marrë më të mirën — kam njohur njerëz të jashtëzakonshëm, kam përjetuar sfida dhe kritikë të ndershme dhe gjithmonë kam pasur dëshirë të rritem e të përmirësohem.

Faleminderit çdo kolegu e bashkëpunëtori me të cilin pata mundësinë të punoj — nga ju mësova shumë dhe më bëtë njeri më të mirë.

Një mirënjohje e veçantë shkon për Blerim Mustafin — jo vetëm si drejtues, por si mik. Ai krijoi Globin me një mision të qartë: të kontribuojmë për shoqërinë tonë. Besoj se ia kemi dalë dhe dëshiroj që Globi të vazhdojë në atë rrugë.

Po marr një rrugë të re drejt migrimit — një vendim që ndoshta do të gjykohet, por jeta shpeshherë nuk është ashtu siç e planifikojmë. Nuk fajësoj askënd për zgjedhjen time, përkundrazi: ju uroj gjithë të mirat kolegëve të mi gazetarë — paçi sukses dhe realizim dhe ju lus juve e çdo njeri tjetër: Bëjeni këtë vend më të mirë!”, shkruan gazetari Abedin Bilalli nga Gostivari, i punësuar deri tani në TV lokal Globi.

Related Posts

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Qeveria vendos për indeksimin, zbardhet mënyra e llogaritjes

Qeveria ka miratuar një indeksim të pensioneve në vlerën 6.4%, një masë që synon përmirësimin e të ardhurave të pensionistëve dhe që lidhet direkt me bazën e…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *