Gazetari grek i shqipton emrin gabim, Rama e sulmon dhe e tall: E bëre se je grek! Nuk je …

Kryeministri Edi Rama, reagoi ashpër ndaj një gazetari grek gjatë Samitit të Zhvillimit të Qëndrueshëm në Abu Dhabi, pas gabimeve në shqiptimin e emrit të tij dhe të Kryeministrit malazez Milojko Spajiç..

Shkak u bë shqiptimi i gabuar i emrit të tij nga moderatori, John Defterios, çka e shtyu Ramën të bëjë një sërë komentesh që tejkaluan incidentin personal dhe morën karakter përgjithësues e përçmues siç vlerësuan sot mediat e vendit fqinjë.

Diskutimi nisi kur kryeministri shqiptar shprehu pakënaqësinë ndaj gazetarit dhe moderatorit greko-amerikan, John Defterios, i cili thuhet se e shqiptoi gabim mbiemrin e Ramës, kur tha Edi Rame.

“Je grek, apo jo? Prandaj i shqipton gabim. E di këtë, sepse jemi fqinjë. Ju njohim shumë mirë”, tha Rama.

“Si grek… gjithmonë i nënvlerëson njerëzit”.

Më tej, Rama vijoi me një tjetër koment therës:

“Si grek […] gjithmonë i nënvlerëson njerëzit. Mendon se ke monopolin e filozofisë. Mendon se je trashëgimtar i Platonit dhe Aristotelit, por nuk je.”

Në një moment tjetër, kur moderatori përmendi një projekt investimi prej një miliard eurosh për Shqipërinë, Rama iu përgjigj:

“Është më shumë se një miliard. Numëroni si grekët. Kur flisni për paratë tuaja, shtoni tre zero më tepër. Kur flisni për paratë e të tjerëve, hiqni tre zero. Këtë bëni. Prandaj ju do kaq shumë Bashkimi Evropian.”

Në të njëjtën frymë ironike, Rama komentoi edhe për Malin e Zi duke thënë:

“Mali i Zi është vendi më i madh dhe më i rëndësishëm i rajonit. Ka 50 milionë qytetarë. Ne jemi të vegjël, por Mali i Zi është gjithçka.”

Çfarë ndodhi

Gazetari greko-amerikan John Defterios, i cili moderonte diskutimin, shqiptoi gabim emrat e dy kryeministrave. Kryeministri malazez e korrigjoi thjesht, ndërsa Rama nuk u ndal me kaq, duke i thënë moderatorit Defterios se gabimi i tij vinte sepse është grek.

Rama gjithashtu e talli duke i thënë: “Si grek, duhet ta kishe ditur. Kështu bën ti, gjithmonë i nënvlerëson njerëzit sepse mendon se ke monopol mbi filozofinë dhe je trashëgimtar i drejtpërdrejtë i Platonit dhe Aristotelit. Por ti nuk je.”

Më tej, diskutimi u përqendrua te investimet në Shqipëri. Gazetari foli për një projekt njëmiliardësh, por Rama e korrigjoi dy herë, duke theksuar se shuma reale ishte më e madhe dhe e talli duke thënë se “kur flet për paratë e tua, shton tre zero, kur flet për paratë e të tjerëve, zbret tre zero.”

Sulmet e Ramës ndaj gazetarit dhe origjinës së tij u përmendën nga mediat greke, të cilat raportuan se kryeministri shqiptar shfrytëzoi momentin për të ironizuar Defterios dhe për të theksuar vlerën e investimeve shqiptare, duke krijuar një debat të zjarrtë, por edhe plot humor, në një samit ndërkombëtar.

Ky incident nxjerr në pah jo vetëm tensionet diplomatike dhe rivalitetin e lehtë mes fqinjëve ballkanikë, por edhe stilin provokues dhe të drejtpërdrejtë të kryeministrit Rama në komunikimin publik vendas dhe ndërkombëtar.

Related Posts

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Qeveria vendos për indeksimin, zbardhet mënyra e llogaritjes

Qeveria ka miratuar një indeksim të pensioneve në vlerën 6.4%, një masë që synon përmirësimin e të ardhurave të pensionistëve dhe që lidhet direkt me bazën e…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *