Kënga për Kosovën u kushton me padi serbëve në Kroaci

Një ndejë tradicionale e organizuar nga serbët për Vitin e Ri në Zagreb të Kroacisë, ku performoi këngëtarja serbe Snezhana Gjurishiq ka nxitur shumë reagime në Kroaci për shkak të një kënge për Kosovën.

Pjesë nga kjo këngë u shpërndanë menjëherë në ballinat e tabloideve serbe. “Kudo që shkoj, kthehem te ti sërish. Kush mund të ma vjedhë Kosovën nga shpirti”, janë pjesë nga kënga e Vidovdanit, që tash i ka kushtuar këngëtares Gjurishiq.

Pos marrjes së vëmendjes mediatike, Këshilli Kombëtar Serb tani po përballet me padi nga këshilltari i qarkut Vukovar-Srijem, Nikola Kajkiq. “Gjatë asaj mbrëmjeje, performues nga Serbia dhe muzikantë nga Serbia interpretuan këngë të ndryshme që kishin elemente dhe karakteristika të kundërvajtjes dhe veprës penale të nxitjes së urrejtjes e përçarjes në baza kombëtare e fetare”, ka thënë ai.

E këngëtarja Gjurishiq e pyetur për këtë ka thënë se është pritur mirë nga publiku teksa ka shtuar se është ajo që duhet të ngrejë padi ndaj Kajkiqit “për fjalët e rënda”.

“Sepse e kam kënduar këngën time që nuk e ofendojnë askënd. Dhe kushdo që e quan atë mbrojtës, lëreni ta mbrojë veten dhe ta pastrojë shpirtin nga urrejtja që ka ndaj njerëzve”, ka thënë ajo për RTL Danas.

“Mbrëmja Serbe”, që organizohet tradicionalisht nga Këshilli Kombëtar Serb në Kroaci, është një prej mbledhjeve më të mëdha të komunitetit serb në Kroaci dhe financohet pjesërisht me para të shtetit.

Edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, është pyetur për këtë çështje. Ai ka thënë se Kosova e Kroacia kanë raporte të shkëlqyeshme që s’mund të dëmtohen nga ngjarje të tilla. “Është e parëndësishme të komentoj mbi një këngë që u këndua në një hapësirë të mbyllur para një shoqërie që dihet se çka mendojnë për Kosovën”, ka thënë ai.

Related Posts

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Qeveria vendos për indeksimin, zbardhet mënyra e llogaritjes

Qeveria ka miratuar një indeksim të pensioneve në vlerën 6.4%, një masë që synon përmirësimin e të ardhurave të pensionistëve dhe që lidhet direkt me bazën e…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *