FOTO: Altin Ndoci u arratis me “Audi” të 2005, shokët e prisnin jashtë spitalit me “A6”

Makina që shikoni në fotografinë e mësipërme, është “Audi” i pretenduar luksoz me të cilin “killeri” Altin Ndoci u arratis nga Spitali Rajonal i Durrësit. Ndryshe nga çfarë është deklaruar, bëhet fjalë për një mjet 20 vite të vjetër.

Nga një verifikim i newsbomb.al, rezulton se nuk bëhet fjalë për mjetin Audi A7 me targë “AA700RS” i cili është në pronësi të shtetasit SH.SH, por gërma e dytë ndryshon dhe mjeti i përdorur sot është “AB700RS”.

Altin Ndoci ndodhej prej dy ditësh i shtruar në repartin e Infektivit të Spitalit të Durrësit, ku po merrte ndihmë mjekësore për disa probleme shëndetësore të shfaqura ditët e fundit. Ai ka qëlluar efektivin që e shoqëronte dhe ka ikur me vrap.Altin Ndoci mbahej në paraburgim që prej muajit maj 2020 me urdhër të SPAK, i akuzuar për një sërë vrasjesh të bujshme që tronditën Durrësin. Ai akuzohet si pjesë e grupit kriminal “Çopja” dhe njihet si organizator i atentateve mafioze.

Emri i tij lidhet me ekzekutimin e Anxhelo Avdisë dhe Dorjan Shkozës më 2 mars 2020, si dhe me vrasjen e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia më 27 prill të po atij viti.

Altin Ndoci nuk është i panjohur për drejtësinë. Që në vitin 2015 ai ishte arrestuar për një sërë veprash penale, përfshirë mbajtjen pa leje të armëve luftarake, mosbindjen ndaj policisë, sigurimin e mjeteve për vjedhje dhe vjedhjen, por kishte arritur të përfitonte lirinë përmes manovrave ligjore.

Related Posts

“O palaço cirku, o njeri i dështuar”, plas sherri mes Selin dhe Mirit: Je komplet i pafytyrë…

Së fundmi, në shtëpinë e BBV ka shpërthyer një debat i ashpër mes Mirit dhe Selin, duke tërhequr vëmendjen e publikut për tonet e forta dhe akuzat…

Arbër Hajdari në “Goca dhe Gra”: Nëse do isha në vendin e Selin nuk do…

Opinionisti i BBV, Arbër Hajdari, ishte i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku komentoi situatën e fundit të Selin brenda shtëpisë. Ai u shpreh se, nëse…

“Mund të na mbyllet dera për në BE”, Rama akuzon opozitën: Të paudhët nuk lënë gjë pa thënë! S’është parë në asnjë vend

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me Asamblenë e Partia Socialiste e Shqipërisë në Njësinë 14, foli për perspektivën europiane të vendit, duke e cilësuar këtë si…

“Është martuar me mua për letra…”/ Rabea Shahini sqaron njëherë e mirë raportin me Mirin

E ftuar mëngjesin e sotëm në studion e emisionit “Wake Up” ishte Rabea Shahini, bashkëshortja e Mirit, banor i “Big Brother VIP 5”. Gjatë intervistës, ajo foli…

Ta fus sa krahu, natë e ditë se jam malsor” – Rogerti shpërthen ndaj Mateos

Debati mes Rogertit dhe Mateos mori përmasa të forta, duke u kthyer në një nga përplasjet më të ashpra të momentit. Gjatë tensionit, Rogerti iu drejtua Mateos…

Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane/ Boçi: Nëse ndodh një goditje, pasojat…

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka folur për rrezikun e mundshëm nga Irani dhe reagimin e institucioneve shqiptare, duke theksuar se situata nuk duhet parë më…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *