Ky është 30-vjeçari që e mori rrjedha e ujit gjatë aksidentit në Klos/ U braktis nga shoku i tij pas rënies së makinës në përrua

Personi që shihni në foto, është 30-vjeçari Jurgen Karaj, i cili rezulton i zhdukur pasi makina ku ndodhej si pasagjer, ra në një përrua në fshatin Dars të Klosit.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, kur mjeti tip “Audi” me targa angleze, humbi kontrollin dhe përfundoi në ujë.

Së bashku me Karajn në makinë, ishte edhe 24-vjeçari Andi Losha, drejtuesi i automjetit. Losha ka arritur të dalë vetë nga makina dhe ka shpëtuar, ndërsa dyshohet se Karajn e ka marrë rrjedha e përroit.

Policia e ka arrestuar 24-vjeçarin, pasi ai u largua nga vendngjarja pa njoftuar autoritetet dhe pa i dhënë ndihmë pasagjerit që ndodhej ende në automjet. Testi i alkoolit e ka nxjerrë atë në gjendje të dehur në momentin e aksidentit. Ndërkohë, kërkimet për gjetjen e Jurgen Karajt vijojnë .

Shërbimet e Policisë dhe polumbarët e RENEA-s vijojnë kërkimet për gjetjen e pasagjerit, që dyshohet se e ka marrë rrjedha e përroit. Njoftimi:

“Rreth orës 01:30, është marrë informacion se në vendin e quajtur ura e fshatit Dars, njësia administrative Klos, një mjet tip “Audi”, me targa angleze, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në përroin e fshatit Dars.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimi zjarrfikës.

Nga veprimet e shpejta të kryera nga shërbimet e Policisë u bë i mundur identifikimi i drejtuesit të mjetit, shtetasit A. L., 24-vjeç, banues në fshatin Fullqet, Klos.

Po nga veprimet dyshohet se në automjet ka qenë edhe një pasagjer, shtetasi J. K., 30-vjeç, banues në fshatin Fullqet, të cilin dyshohet se e ka marrë rrjedha e përroit. Gjatë veprimeve për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan shtetasin A. L., 24-vjeç, i cili dyshohet se pas shkaktimit të aksidentit është larguar nga vendngjarja.

Ky shtetas iu nënshtrua testit të alkoolit, nga i cili rezultoi se e drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Ndërkohë, polumbarët e RENEA-s, shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit vijojnë kërkimet në përroin e fshatit Dars për gjetjen e pasagjerit, shtetasit J. K.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, thuhet në komunikatën zyrtare të policisë.

Related Posts

A Startling Discovery in the Grass: When Nature Surprises Us

It was a calm afternoon, the lawn glowing gold in the sunlight, when something unusual caught my eye in the grass. From a distance, it looked like…

A Startling Discovery in the Grass: When Nature Surprises Us

It was a calm afternoon, with sunlight casting a golden glow across the lawn, when something unusual caught my attention in the grass. From a distance, it…

What It Means When a Snake Enters Your Home—and How to Respond Safely

A snake entering a home can be alarming, but in most cases it is not a sign of anything unusual or symbolic. Typically, snakes come indoors in…

What Happens to Your Body When You Eat Purslane Every Day — Especially After 60

Eating purslane daily, especially after 60, offers remarkable health benefits. Its omega-3 fatty acids reduce triglycerides, lower blood pressure, and decrease inflammation, protecting against heart attacks and…

Shocking Verdict Karmelo Anthony Sentenced After Teen Football Star’s Tragic Death

A Texas courtroom grew quiet as new developments surfaced in the case surrounding the death of 17-year-old athlete Austin Metcalf, a tragedy that has drawn attention across…

BREAKING NEWS Large HURRICANE CATEGORY forming… See more

Julia Roberts appeared almost unrecognizable as Barbara Weston, wearing her long brunette hair in a simple, unstyled manner rather than her usual glamorous look. Dressed in jeans…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *