Mustafa Nano i bën thirrje Ramës: Ik se akoma nuk je vonë! Ik para se të të ndodhë ajo të cilën ti

Publicisti Mustafa Nano i ka bërë një thirrje të drejtpërdrejtë kryeministrit Edi Rama për t’u larguar nga pushteti, duke e cilësuar këtë si “punën e fundit të mirë” që mund të bëjë për vendin dhe për Partinë Socialiste.

Në një shkrim të publikuar së fundmi, Nano rrëfen se pas fitores së parë elektorale të Ramës, i kishte sugjeruar personalisht që të kishte gjithmonë parasysh momentin e largimit nga pushteti. Sipas tij, ai kishte shpresuar që Rama do të dinte të ikte “si zotëri”, para se pushteti ta konsumonte plotësisht.

Nano shprehet se sot e sheh këtë shpresë si naivitet, duke theksuar se kryeministri ka zgjedhur të qëndrojë në pushtet përtej kufijve të arsyes politike dhe morale. Megjithatë, publicisti thekson se ende ekziston një mundësi e fundit për një largim dinjitoz.

Sipas tij, Rama duhet të vendosë rregull brenda Partisë Socialiste, t’u japë hapësirë figurave të shtypura ndër vite, të krijojë kushte për një garë reale të brendshme dhe ta mbikëqyrë këtë proces pa marrë pjesë vetë. Pas shpalljes së fituesit, Nano sugjeron që Rama ta urojë pasardhësin dhe të mbajë një fjalim lamtumire, për të cilin thotë se kryeministri ka aftësinë ta bëjë emocional dhe mbresëlënës.

“Nuk është kurrë më keq sesa vonë”, shkruan Nano, duke shtuar se gjithmonë ka kohë për të bërë një veprim të mirë, edhe në sekondën e fundit.

Në fund të shkrimit, ai ngre një pyetje retorike, duke krahasuar mentalitetin e Ramës me atë të sundimtarëve që besojnë se pas tyre mund të vijë rrënimi, duke lënë të kuptohet se kryeministri rrezikon të largohet nga skena politike pa dinjitet, nëse nuk vepron tani.

Reagimi i plotë:

Pasi Edi Rama fitoi zgjedhjet për herë të parë, i kam thënë në një bisedë tête-à-tête në zyrën e kryeministrit (Nuk mundem ta sjell germë për germë, por thelbin po e lë të paprekur): “Shpresoj të kesh hyrë në këtë zyrë me idenë se ka një kohë për të ikur, dhe uroj të kesh zgjuarsinë e forcën të largohesh si zotëri, para se të bëhet vonë.” T’ju them të drejtën kam besuar se nuk do ta linte veten të bëhej si ai “veshgjati” në krahun tjetër, për të cilin dihet se, në sajë të veshgjatëve që e mbështesin, do vdesë brenda godinës së SHQUP-it. Mirëpo, kam qenë naiv.
Po përfitoj t’i bëj një apel të fundit: “Zotëri, tani është vonë, por kurrë është më keq sesa vonë. Ka gjithnjë kohë për të bërë ndonjë punë të mirë. Dhe puna më e mirë që të mbetet të bësh është të mendosh një ikje “të dinjitetit të sekondës së fundit”. Ta them unë se si. Vër pak rregull në PS, lëri të marrin pak frymë ata, të cilët deri tani i ke mbytur, krijo kushtet për një garë normale, mbikqyre këtë garë pa marrë pjesë në të, prit të dalë fituesi, uroje këtë të fundit, dhe futi një nga ato fjalimet që ti i qan e që mund të bësh edhe të tjerët të qajnë. Pas kësaj, filloje atë dreq jete të tretë, për të cilën ke bërë kureshtar një dynja të tërë.
E bën dot? Apo ke mendjen e Luigjit XV, që është edhe e “veshgjatit” të SHQUP-it: “après moi, le deluge”

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *