Pse e mbron Ballukun nga arrestimi? Rama: Prokurorëve të SPAK-ut do t’iu thoja “çohuni dhe…

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit iu përgjigj pyetjeve të gazetareve në lidhje me hetimet për zv/kryeministren Belinda Balluku.

Sa i takon mbledhjes së këshillit të mandateve për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit, Rama tha se nëse ai do të ishte aty do t’u kërkonte prokurorëve të largohen dhe të kthehen me një dosje që i takon Kuvendit, dhe jo siç tha ai 16 mije faqe dosje.

Pyetje: Gjatë këtyre viteve keni vendosur një standard kur keni thënë se PS nuk kthehet zyrë avokatore e atyre që kanë probleme me drejtësinë, çfarë u bëri të ndryshoni qëndrim kur vjen fjala për Belinda Ballukun?

Përgjigjet Edi Rama: “Këshilli i Mandateve nuk është zyrë noterie por kuazi gjykatë dhe parlamenti nuk noterizon kërkesat që i merr dhe i sheh. Nuk do doja ta kishe përmendur atë dosjen me 16 mijë faqe, se më provokon… Po të isha unë në Këshill do t’u thoja çohuni dhe ejani me një dosje për Kuvendin. Nuk vini dot me 16 mijë faqe. E dini ca janë? Arkivi i ministrisë futur brenda. Nuk janë produkt i hetimit se s’ka si të jenë produkt i hetimit. Janë 16 mijë faqe, afërmendsh është kjo s’ka nevojë ta shohësh. USB nuk e ka tërhequr asnjë deputet i PS dhe as ministrja. Që kur mesazhet janë prova? Që kur mesazhet janë ushqim për mediat? Që kur mbi bazë mesazhesh bëhen gjyqi si në kohën e gjuetisë së shtrigave? parafytyroni çfarë ndodh dhe sa përgjegjësi ka secili nga pjesëmarrësit në këto gjyqet e shtrigave kur dikush të dalë i pafajshëm? Ndaj drejtësia demokratike ka vendosur kufij dhe nuk lejohen shumë nga këto gjëra që ndodhin këtu dhe unë nuk fajësoj mediat për këtë por ata që i ushqejnë”.

Related Posts

“O palaço cirku, o njeri i dështuar”, plas sherri mes Selin dhe Mirit: Je komplet i pafytyrë…

Së fundmi, në shtëpinë e BBV ka shpërthyer një debat i ashpër mes Mirit dhe Selin, duke tërhequr vëmendjen e publikut për tonet e forta dhe akuzat…

Arbër Hajdari në “Goca dhe Gra”: Nëse do isha në vendin e Selin nuk do…

Opinionisti i BBV, Arbër Hajdari, ishte i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku komentoi situatën e fundit të Selin brenda shtëpisë. Ai u shpreh se, nëse…

“Mund të na mbyllet dera për në BE”, Rama akuzon opozitën: Të paudhët nuk lënë gjë pa thënë! S’është parë në asnjë vend

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me Asamblenë e Partia Socialiste e Shqipërisë në Njësinë 14, foli për perspektivën europiane të vendit, duke e cilësuar këtë si…

“Është martuar me mua për letra…”/ Rabea Shahini sqaron njëherë e mirë raportin me Mirin

E ftuar mëngjesin e sotëm në studion e emisionit “Wake Up” ishte Rabea Shahini, bashkëshortja e Mirit, banor i “Big Brother VIP 5”. Gjatë intervistës, ajo foli…

Ta fus sa krahu, natë e ditë se jam malsor” – Rogerti shpërthen ndaj Mateos

Debati mes Rogertit dhe Mateos mori përmasa të forta, duke u kthyer në një nga përplasjet më të ashpra të momentit. Gjatë tensionit, Rogerti iu drejtua Mateos…

Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane/ Boçi: Nëse ndodh një goditje, pasojat…

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka folur për rrezikun e mundshëm nga Irani dhe reagimin e institucioneve shqiptare, duke theksuar se situata nuk duhet parë më…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *