Rama e mbyll me humor: Do llafosemi në 2029-ën, mos tentoni të më vrisni…

Ironia dhe batutat “therëse” janë pjesë e retorikës së kryeministrit Edi Rama thuajse në çdo komunikim publik. Nuk munguan as në konferencën e fundit për këtë vit, që shënon dhe marrjen e mandatit të tretë të Partisë Socialiste.

Në përgjigje të kritikave e aludimeve të shumta, sidomos pasi zëvendësja e tij, Belinda Balluku, u mor e pandehur nga SPAK, Rama foli për Tunelin e Llogarasë.

“Hekur në Tunelin e Llogarasë nuk ka, është përdorur bar i thatë, e keni parasysh?! Ngaqë u desh vjedhur shumë, u vu bar i thatë, madje, madje ka një krim që është bërë se është marrë shumë zhavorr dhe bar, zhavorr, rërë dhe u bë një strukturë dhe ata turqit se janë të poshtër shumë, pretendojnë se është më i fortë se hekuri.

Sa të dalin këto, tuneli është aty, shëndosh e mirë dhe e përdorin të gjithë…

Inshallah i gjeni, ne ndërkohë do vazhdojmë të bëjmë tunele, akset dhe do ecim shumë me projektet e hekurudhave. Kështu i kemi ndarë detyrat, ju aty tenxheret fort!”, ishte “fabula” që i thuri gjithë diskutimeve që janë krijuar për një projekt të finalizuar në 2025-ën dhe që për të “përbën një super sukses”.

Ironitë nuk i kurseu as për opozitën, për të cilën muajt e fundit shprehet më rrallë dhe vetëm atëherë kur e pyesin gazetarët.

“Demokratikja ndjesë pastë!”, apo “Unë dhe PS në zyrë, ata poshtë penxheres, në rrugë” – ishin dy fjalitë më kyçe që tha referuar Partisë Demokratike, e cila ka nisur një tur foltoresh dhe proteston çdo të hënë para godinës së Këshillit të Ministrave.

SPAK-u, që e thekson shpesh është “institucion i krijuar falë vullnetit të kësaj force qeverisëse“, nuk e la jashtë deklaratave të tij me humor.

“Meqë fjalën dhe kryefjalën, kallëzuesin e kundrinorin e keni SPAK, pikën e parë e keni SPAK-un, do përgjigjem natyrisht.“

Related Posts

“O palaço cirku, o njeri i dështuar”, plas sherri mes Selin dhe Mirit: Je komplet i pafytyrë…

Së fundmi, në shtëpinë e BBV ka shpërthyer një debat i ashpër mes Mirit dhe Selin, duke tërhequr vëmendjen e publikut për tonet e forta dhe akuzat…

Arbër Hajdari në “Goca dhe Gra”: Nëse do isha në vendin e Selin nuk do…

Opinionisti i BBV, Arbër Hajdari, ishte i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku komentoi situatën e fundit të Selin brenda shtëpisë. Ai u shpreh se, nëse…

“Mund të na mbyllet dera për në BE”, Rama akuzon opozitën: Të paudhët nuk lënë gjë pa thënë! S’është parë në asnjë vend

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me Asamblenë e Partia Socialiste e Shqipërisë në Njësinë 14, foli për perspektivën europiane të vendit, duke e cilësuar këtë si…

“Është martuar me mua për letra…”/ Rabea Shahini sqaron njëherë e mirë raportin me Mirin

E ftuar mëngjesin e sotëm në studion e emisionit “Wake Up” ishte Rabea Shahini, bashkëshortja e Mirit, banor i “Big Brother VIP 5”. Gjatë intervistës, ajo foli…

Ta fus sa krahu, natë e ditë se jam malsor” – Rogerti shpërthen ndaj Mateos

Debati mes Rogertit dhe Mateos mori përmasa të forta, duke u kthyer në një nga përplasjet më të ashpra të momentit. Gjatë tensionit, Rogerti iu drejtua Mateos…

Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane/ Boçi: Nëse ndodh një goditje, pasojat…

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka folur për rrezikun e mundshëm nga Irani dhe reagimin e institucioneve shqiptare, duke theksuar se situata nuk duhet parë më…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *