“Dua të fejohem me vajzën tënde”, zbardhet dinamika e vrasjes së 20-vjeçarit Pavlin Preka në Shkodër

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Vasel Koçekun, 43 vjeç, dhe Klaudio Lisajn, 20 vjeç, të dy të dyshuar si autorë të vrasjes së 20-vjeçarit Pavlin Preka. Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 20 shkurt të këtij viti në zonën e Gucisë së Re, në njësinë administrative Rrethina.

Vendimi u mor pas kërkesës së Prokurorisë së Shkodrës, e cila kërkoi masën më të rëndë të sigurisë për dy të dyshuarit. Prokurori Albert Murçaj, drejtues i kësaj prokurorie, deklaroi se ndaj tyre ekzistojnë prova të rëndësishme, përfshirë përgjime ambientale, një pjesë e të cilave vijojnë të mbeten sekret hetimor dhe që, sipas tij, përbëjnë bazë të fortë për dyshimet.

Sipas burimeve hetimore, vrasja dyshohet se ka si motiv një konflikt të zgjatur, i lidhur me dëshirën e viktimës për t’u fejuar me vajzën e Vasel Koçekut, e cila aktualisht është 16 vjeçe.

Hetimet tregojnë se ngjarja e ka zanafillën rreth tre vite më parë, kur Pavlin Preka i kishte kërkuar familjes Koçeku dorën e vajzës për fejesë. Në atë kohë, vajza ishte 13 vjeçe, ndërsa Preka 17 vjeç. Kërkesa ishte refuzuar menjëherë nga babai i saj, Vasel Koçeku, i cili kishte deklaruar se vajza ishte shumë e vogël.

Megjithatë, sipas burimeve, në vitet që pasuan Preka ka vijuar të shfaqë interes dhe këmbëngulje për vajzën, duke shprehur ndjenjat e tij edhe tek persona të tjerë. Familja Koçeku nuk e ka pranuar kurrë këtë kërkesë, duke e konsideruar të papranueshme për shkak të moshës së mitur të vajzës, ndërsa herë pas here i kishin mbërritur informacione mbi deklaratat e viktimës.

Sipas dyshimeve të prokurorisë, mëngjesin e 20 shkurtit, Klaudio Lisaj, i njohur i viktimës dhe i familjes Koçeku, e ka nxjerrë Pavlin Prekën nga banesa e tij në Guci të Re. Më pas, dyshohet se Vasel Koçeku e ka qëlluar atë me armë zjarri, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Trupi i pajetë i 20-vjeçarit u gjet disa orë më vonë nga familjarët, pasi ai nuk u përgjigjej thirrjeve telefonike. Pas ngjarjes, xhaxhai i viktimës deklaroi publikisht se Pavlin Preka nuk kishte konflikte të njohura dhe se jetonte mes Shkodrës dhe Dukagjinit.

Megjithëse të dy të arrestuarit kanë mohuar përfshirjen në krim, gjykata, me vendim të gjyqtares Tefta Xhanari, vendosi lënien e tyre në qelitë e paraburgimit.

Ndërkohë, hetimet për vrasjen e Pavlin Prekës vijojnë, me synim zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të kësaj ngjarjeje të rëndë që tronditi Shkodrën dhjetë muaj më parë.

Related Posts

“O palaço cirku, o njeri i dështuar”, plas sherri mes Selin dhe Mirit: Je komplet i pafytyrë…

Së fundmi, në shtëpinë e BBV ka shpërthyer një debat i ashpër mes Mirit dhe Selin, duke tërhequr vëmendjen e publikut për tonet e forta dhe akuzat…

Arbër Hajdari në “Goca dhe Gra”: Nëse do isha në vendin e Selin nuk do…

Opinionisti i BBV, Arbër Hajdari, ishte i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku komentoi situatën e fundit të Selin brenda shtëpisë. Ai u shpreh se, nëse…

“Mund të na mbyllet dera për në BE”, Rama akuzon opozitën: Të paudhët nuk lënë gjë pa thënë! S’është parë në asnjë vend

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me Asamblenë e Partia Socialiste e Shqipërisë në Njësinë 14, foli për perspektivën europiane të vendit, duke e cilësuar këtë si…

“Është martuar me mua për letra…”/ Rabea Shahini sqaron njëherë e mirë raportin me Mirin

E ftuar mëngjesin e sotëm në studion e emisionit “Wake Up” ishte Rabea Shahini, bashkëshortja e Mirit, banor i “Big Brother VIP 5”. Gjatë intervistës, ajo foli…

Ta fus sa krahu, natë e ditë se jam malsor” – Rogerti shpërthen ndaj Mateos

Debati mes Rogertit dhe Mateos mori përmasa të forta, duke u kthyer në një nga përplasjet më të ashpra të momentit. Gjatë tensionit, Rogerti iu drejtua Mateos…

Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane/ Boçi: Nëse ndodh një goditje, pasojat…

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka folur për rrezikun e mundshëm nga Irani dhe reagimin e institucioneve shqiptare, duke theksuar se situata nuk duhet parë më…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *