Në prag të Krishtlindjeve, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me mjekë, infermierë dhe stafin teknik në QSUT.
Kreu i qeverisë nuk harroi edhe bluzat e bardha, duke kujtuar se qeveria do rrisë edhe pagat e tyre, sikurse edhe indeksimin përkatës vjetor.
Gjithashtu vëmendje i kushtoi edhe dixhitalizimit dhe modernizimit të mjekësisë, ku tha se do përdoret edhe Inteligjenca Artificiale në ndërhyrjet kirurgjikale.
“Do rrisim pagat e mjekëve dhe infermierëve. Do rriten 35 euro në muaj, do bëhet edhe indeksimi vjetor i pagës për mjekë, infermierë dhe teknikë, që do i shkojë plus asaj rritjes që folëm. Do rrisim dixhitalizimim dhe do fusim sa më shumë edhe Inteligjencën Artificiale për trajtimin e pacientëve dhe ndërhyrjet kirurgjikale të tyre”, u shpreh Rama.