Kush janë EMRAT e 13 deputetëve “të pastrehë” që marrin bonus qiraje/ Mijëra euro të tjera për…

Me nisjen e Kuvendit të ri në shtator, deputetët kanë filluar të shfrytëzojnë favoret që ju jep mandati për të marrë bonuse dhe financime shtetërore.

Siç rezulton nga dokumentet, përfitimet janë përtej pagës apo pagesave për pjesëmarrje në komisione. Vec kuotës për karburant apo telefon, përfaqësuesit e popullit, kanë marrë nga paratë e qytetarëve edhe kompensim për qiratë e tyre në kryeqytet, apo edhe për kuponët me të cilët kanë nxjerrë pasaporta diplomatike.

Për këtë dokument kanë aplikuar 10 deputetë të rinj sipas kësaj liste, por kuponin prej 75 eurosh e kanë blerë me lekët e Kuvendit, dhe jo me të tyret, edhe pse pagat për ta variojnë nga 3000-3500 euro.

Rimbursim pasaportash diplomatike (tetor):

Ani Dyrmishi
Arian Ndoja
Eno Bozdo
Erion Mile
Kiduina Zaka
Klevis Balliu
Marjana Koçeku
Skënder Pashaj
Zegjine Çaushi
Zija Ismailaj
Të dhënat e siguruara pranë Kuvendit të Shqipërisë, tregojnë se 13 prej tyre paguajnë qiranë me para publike. Mes emrave bie në sy kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, nënkryetari demokrat i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj si dhe deputetja e shumëpërfolur socialiste Zegjine Çaushi.

Pagesat për qiranë (Tetor):

Antoneta Dhima PS 350 Euro
Fadil Nasufi PS 350 Euro
Hatixhe Konomi PS 350 Euro
Agron Gjekmarkaj 350 Euro
Bledi Çomo PS 116 Euro
Erion Mile PS 350 Euro
Erjona Ismaili PS 290 Euro
Genti Lakollari PS 300 Euro
Ledina Alolli PD 210 Euro
Ramion Kurti PS 338 Euro
Zegjine Çaushi PS 361 Euro
Niko Peleshi PS 350 Euro
Gerta Bardeli PD 350 Euro
Paga bazë e deputetëve është rritur ndjeshëm vitet e fundit, duke arritur në 2 250 euro neto. Krahas pagës, ata përfitojnë edhe pagesa shtesë për pjesëmarrjen në komisione parlamentare, 170 euro në muaj për shpenzimet e telefonisë, 300–400 euro për karburant, si dhe kompensime për dietat e udhëtimeve brenda dhe jashtë vendit.

Të dhënat tregojnë se, vetëm gjatë muajit tetor dhe pa përfshirë pagat, shpenzimet për karburantin e deputetëve arritën në 44 mijë euro, ato për telefoninë në 19 mijë euro, dietat në 139 mijë euro, qiratë në 4 mijë euro, ndërsa pasaportat diplomatike kushtuan 750 euro./ Report TV

Related Posts

A Startling Discovery in the Grass: When Nature Surprises Us

It was a calm afternoon, the lawn glowing gold in the sunlight, when something unusual caught my eye in the grass. From a distance, it looked like…

A Startling Discovery in the Grass: When Nature Surprises Us

It was a calm afternoon, with sunlight casting a golden glow across the lawn, when something unusual caught my attention in the grass. From a distance, it…

What It Means When a Snake Enters Your Home—and How to Respond Safely

A snake entering a home can be alarming, but in most cases it is not a sign of anything unusual or symbolic. Typically, snakes come indoors in…

What Happens to Your Body When You Eat Purslane Every Day — Especially After 60

Eating purslane daily, especially after 60, offers remarkable health benefits. Its omega-3 fatty acids reduce triglycerides, lower blood pressure, and decrease inflammation, protecting against heart attacks and…

Shocking Verdict Karmelo Anthony Sentenced After Teen Football Star’s Tragic Death

A Texas courtroom grew quiet as new developments surfaced in the case surrounding the death of 17-year-old athlete Austin Metcalf, a tragedy that has drawn attention across…

BREAKING NEWS Large HURRICANE CATEGORY forming… See more

Julia Roberts appeared almost unrecognizable as Barbara Weston, wearing her long brunette hair in a simple, unstyled manner rather than her usual glamorous look. Dressed in jeans…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *