Meteorologia tregon ndryshimin drastik të motit: Ja çfarë pritet ditët e fundit të Dhjetorit…

Meteorologia Lajda Porja parashikon që ditët e mbetura nga dhjetori do të jenë tipike dimërore, pasi “dielli pranveror” i lë vendin reshjeve të shiut dhe dëborës.

“Duke filluar nga nesër (e martë) do të kemi vranësira të shpeshta dhe do të kemi reshje, të cilat do të fillojnë si fillim në zonat jugore sepse sistemi i vranësirave është duke u zgjeruar në jug të vendit, ndërsa mbasditja dhe mbrëmja do të përfshijnë të gjithë territorin. E mërkura dhe e enjtja do të kenë reshje shiu në zonat e ulëta dhe vijën bregdetare, reshje dëbore në të gjithë zonën lindore, duke filluar që nga pjesa e verilindjes deri në juglindje”, u shpreh meteorologia.

Ajo theksoi gjithashtu se reshjet do të jenë me intensitet të ulët, nuk do ketë dëborë të konsiderueshme apo problematike, do ketë dëborë në të gjithë zonën malore.

“Kjo situatë e motit do të vijojë edhe ditën e enjte, ku dëbora do të jetë në sasi më të pakta, ndërsa e premtja dhe fundjava do të jenë pa reshje me vranësira të dendura, me lagështi dhe temperatura mjaft të ulëta deri në -5 gradë Celsius. Do të jetë java më e ftohtë e këtij viti. Përsa i përket festave të fundvitit, do t’i festojmë pa reshje, por do të jenë shumë të ftohta pasi një masë e ftohtë nga Pol i Veriut po zbret gradualisht drejt Ballkanit. Për Krishtlindje do të ketë dëborë në juglindje me sasi të pakta dëbore. Temperaturat në zonat malore do të jenë -5 ose -6 në verilindje”, u shpreh Porja.

Ndërkohë, masa e ftohtë do të qëndrojë për disa ditë edhe në ditët e para të Vitit të Ri.

Related Posts

A Startling Discovery in the Grass: When Nature Surprises Us

It was a calm afternoon, the lawn glowing gold in the sunlight, when something unusual caught my eye in the grass. From a distance, it looked like…

A Startling Discovery in the Grass: When Nature Surprises Us

It was a calm afternoon, with sunlight casting a golden glow across the lawn, when something unusual caught my attention in the grass. From a distance, it…

What It Means When a Snake Enters Your Home—and How to Respond Safely

A snake entering a home can be alarming, but in most cases it is not a sign of anything unusual or symbolic. Typically, snakes come indoors in…

What Happens to Your Body When You Eat Purslane Every Day — Especially After 60

Eating purslane daily, especially after 60, offers remarkable health benefits. Its omega-3 fatty acids reduce triglycerides, lower blood pressure, and decrease inflammation, protecting against heart attacks and…

Shocking Verdict Karmelo Anthony Sentenced After Teen Football Star’s Tragic Death

A Texas courtroom grew quiet as new developments surfaced in the case surrounding the death of 17-year-old athlete Austin Metcalf, a tragedy that has drawn attention across…

BREAKING NEWS Large HURRICANE CATEGORY forming… See more

Julia Roberts appeared almost unrecognizable as Barbara Weston, wearing her long brunette hair in a simple, unstyled manner rather than her usual glamorous look. Dressed in jeans…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *