Ka nisur mbledhja e Këshillit të Mandateve, ku do të shqyrtohet imuniteti i zv.kryeministres, mirëpo Belinda Balluku nuk merr pjesë.
Në në mbledhjen e Këshillit të Mandateve ka marrë pjesë edhe kreu i SPAK-ut, Klodian Braho, së bashu me prokurorët Dorina Bejko, Dritan Prençi të cilët po shqyrtojnë kërkesën për autorizimin e arrestimit të Belinda Ballukut.
Mbledhja do të zhvillohet me dyer të mbyllura, ndërsa aktualisht Belinda Balluku po merr pjesë në mbledhjen e qeverisë e thirrur nga kryeministri Edi Rama.