I mituri ndërroi jetë pasi u qëllua me thikë, familja Boba merr VENDIMIN e papritur

Shtëpia e familjes Boba në lagjen e ish-Kënetës në Durrës qëndron e mbyllur. Asnjë person nuk ndodhet aty, me përjashtim të pronares së objektit që 3 vite më parë ua kishte dhënë me qira katin e parë të ndërtesës dykatëshe e cila ndodhet fare pranë vendit të ngjarjes.

Aty, ku djali i tyre u godit me thikë disa herë nga një 14-vjeçar dhe nuk arriti të mbijetojë, duke humbur jetën 9 ditë pas ngjarjes që u regjistrua në datën 25 nëntor pas shkolle. Asnjë nga familja Boba nuk është kthyer në banesën me qira. Edhe tek gjyshërit nga e ëma të të miturit Erion Boba nuk ka njeri. Të gjithë janë ende në Tiranë, raporton gazetarja e Top Channel, Vali Qyrfyçi.

Paraprakisht thuhet se trupi i Erionit do të prehet në Bulqizë, atje ku familja jetonte deri para disa vitesh, por u shpërngul për një jetë më të mirë, shkollim më të mirë për 3 fëmijët e saj, dy djem dhe një vajzë në Durrës.

Erioni sot nuk është më, ndërsa krimet e përsëritura mes të miturve që në të shumtën e rasteve janë pjesë e gjuhës së urrejtjes mes tyre, janë këmbanë e fortë alarmi që shteti, shoqëria, shkolla dhe familja duhet të reagojnë dhe të veprojnë si pjesë të një të tëre për të ndryshuar situatën konfliktuale mes të miturve, për t’i edukuar dhe për t’u dhënë vëmendje e orientuar në zgjidhjen e konflikteve pa dhunë.

Related Posts

“O palaço cirku, o njeri i dështuar”, plas sherri mes Selin dhe Mirit: Je komplet i pafytyrë…

Së fundmi, në shtëpinë e BBV ka shpërthyer një debat i ashpër mes Mirit dhe Selin, duke tërhequr vëmendjen e publikut për tonet e forta dhe akuzat…

Arbër Hajdari në “Goca dhe Gra”: Nëse do isha në vendin e Selin nuk do…

Opinionisti i BBV, Arbër Hajdari, ishte i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku komentoi situatën e fundit të Selin brenda shtëpisë. Ai u shpreh se, nëse…

“Mund të na mbyllet dera për në BE”, Rama akuzon opozitën: Të paudhët nuk lënë gjë pa thënë! S’është parë në asnjë vend

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me Asamblenë e Partia Socialiste e Shqipërisë në Njësinë 14, foli për perspektivën europiane të vendit, duke e cilësuar këtë si…

“Është martuar me mua për letra…”/ Rabea Shahini sqaron njëherë e mirë raportin me Mirin

E ftuar mëngjesin e sotëm në studion e emisionit “Wake Up” ishte Rabea Shahini, bashkëshortja e Mirit, banor i “Big Brother VIP 5”. Gjatë intervistës, ajo foli…

Ta fus sa krahu, natë e ditë se jam malsor” – Rogerti shpërthen ndaj Mateos

Debati mes Rogertit dhe Mateos mori përmasa të forta, duke u kthyer në një nga përplasjet më të ashpra të momentit. Gjatë tensionit, Rogerti iu drejtua Mateos…

Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane/ Boçi: Nëse ndodh një goditje, pasojat…

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka folur për rrezikun e mundshëm nga Irani dhe reagimin e institucioneve shqiptare, duke theksuar se situata nuk duhet parë më…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *