Vajza shqiptare ngeli shtatzënë pa kryer marr*dhenie, doktori tregon rastin: E vi*gjer, ja si mundi ta bente

Gjinekologu Shkëlqim Balili, i ftuar sot në “Shije Shtëpie” në Tv Klan për të folur rreth shëndetit vaginal, u ndal në një rast jo shumë të zakonshëm shtatzënie. Mjeku tregon se vajza kishte mbetur shtatzënë pa kryer marrëdhënie seksuale.

Shkëlqim Balili: Kam pasur një rast ku femra kishte ngelur shtatzënë pa u defloruar, domethënë pa u prishur virgjëria dhe kjo ka ndodhur për faktin se ata nuk kishin bërë marrëdhënie

(intercourse) siç i themi ne, vaginale, por në kulmin e orgazmës është ajo që femra është e përgatitur, indet vaginale fryhen. Ky është ereksioni.

Labiet, klitorisi të gjitha bëhen më të fryra, më të enjtura dhe janë gati për të pritur dhe ndonjëherë spermatozoidi hidhet në distancë të shkurtër dhe ai është mikroskopik e mund të futet.

Ky ishte rasti që ai kishte bërë operacion jashtë mitrës, por në fakt ishte futur dhe kishte ngelur shtatzënë. Kjo është një ndjenjë biologjike e femrës dhe e mashkullit.

I ftuar në “E Diel” gjinekologu Shkëlqim Balili ka folur në lidhje me marrëdhëniet seksuale në Shqipëri.

Ai tha se marrëdhëniet seksuale jo të shëndetshme sjellin dhe tragjedi, si vetëvrasje tek adoleshentët.

“Marrëdhënia seksuale është biologjike dhe e ka dhënë zoti. Marrëdhënie seksuale kanë të gjithë qeniet e gjalll në planet. Marrëdhënia seksuale duhet të respektohet dhe ka një aksiomë, ka një gjë shumë të rëndësishme që është jetike, është e domosdoshme, është iperative.

Seks i sigurt do të thotë, e para, të mos prishet familja, e dyta, të prevenohet shtatzania e padëshiruar, sepse sjell trauma, dhe tjetra, të ketë respekt ndaj partnerit.

Zoti e ka bërë që burri është më aktiv, më i shpejtë, dhe tek burri duhet parë gjendja psiko-seksuale. Burrat duhet të jenë më tolerantë dhe të presin, sepse gruaja do pak trajtim”, tha gjinokologu.

Gjinekologu i njohur, Shkëlqim Balili, i habiti të gjithë pak ditë më parë ku bëri një deklaratë ku tha “se vajzat që ngelin shtatzënë 30 vjeç i quaj plaka”.

I ftuar sot në rubrikën “Në trotuar” në “E Diell”, Balili sqaroi deklaratën e tij që bëri shumë bujë në rrjet,

“Fjala plakë nuk është e këndshme, është biologjike. Njeriu ka dy mosha, mosha kronologjike dhe mosha biologjike. Fakti është që gratë kanë 5 faza.

Fëmijëria, puberteti, adoleshenca, periudha seksuale dhe menopauza (gruaja humbet aftësinë për të prodhuar). Më e rëndësishmja është faza e riprodhimit.

Para pak ditësh isha në një konsultë ku një 12-vjeçare ka ngelur shtatzënë nga një 23-vjeçar me precedentë penalë.

Problemi qëndron se kam konstatuar se prindërit duhet të jenë më të përkushtuar në periudhat që kalon fëmija. Edukimi seksual duhet të bëhet me gojë të hapur, i plotë dhe i pashmangshëm, nga mosha 5-7 vjeç.

Edukimi nis që nga dita e lindjes. Në moshën 2 vjeç fëmija duhet të dijë 50 fjalë. Ata që nuk e marrin edukatën në 2 vjeç, ata nuk edukohen më”, tha mjeku gjinekolog.

Related Posts

Mali i Zi mesazh SPAK-ut, ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë dënohet me 10 vite burg; duhet të kthejë paratë e vjedhura

Vendimi shënon një precedent të rëndësishëm në rajon për ndëshkimin e zyrtarëve të lartë, në kontrast të plotë me Shqipërinë, ku pavarësisht thirrjeve nga SHBA dhe BE,…

15 vjeçari pa ndjenja në Tiranë, urgjenca 127 udhëzon qytetarët si të bëjnë masazh kardiak nga telefoni dhe i shpëtojnë jetën (NGJARJA)

Një 15 vjeçar është sot në jetë falë ndihmës së shpejt që i kanë dhënë disa qytetarë të rastit, të cilët e kanë parë pa ndjenja dhe…

“Mund të helmoheni. Hiqeni nga mendja qumështin e fshatarit”, eksperti: Qumështi i marketit më i mirë

Eksperti i bujqësisë Ilir Pilku ka apeluar për më shumë kujdes në përzgjedhjen e ushqimeve, duke theksuar rëndësinë e konsumimit të produkteve të stinës dhe atyre organike….

Dëshmia e shkrimtarit: drejtues televizioni dhe 5 milion euro në 10 vjet, për tu konvertuar ortodoks pro grek

Gati një vit më parë, mu ofruan 5 milionë euro. Pagesa do të bëhej në këste brenda një dhjetvjecari. Po ashtu një vend pune si drejtues emisioni…

Deklarata të forta nga Greqia, politikania: Edi Rama u dërgua në Harvard me bursë nga fondacioni grek! E zgjodha unë, kam bërë shumë gabim

Media greke “Protothema” ka publikuar së fundmi një artikull në të cilin i referohet një deklarate të bërë nga ish-deputetja e Demokracisë së Ren, Niki Tzavella, lidhur…

Eksperti i pensioneve, Kujtim Hoxha ka bere me dije se nje ish-deputet i Kuvendit te Shqiperise merr 2 milion e 600 mije leke pension

Shifër tronditëse që ndez debat publik! Specialisti i çështjeve të pensioneve, Kujtim Hoxha, ka deklaruar se një ish-anëtar i Kuvendit të Shqipërisë përfiton një pension mujor që…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *