do_shortcode('[rt_reading_time]')

Përgjime në “SKY”/ Si ndihmoi Prokurori Lita Eljo Haton për zhdukjen e provave: Mos u merr me OPGJ E.M është i poshtër…

Shperndaje ne:
Koha e leximit: 7 min.

Manipulimi i provave, duke trukuar dëshmitë, zhdukur proces-verbale përgjimi dhe pushimin e akuzave për personat pjesëmarrës në tentativën e vrasjes së Taulant Pepaj në Shkodër, ka nxjerrë qartë implikimin jo vetëm të prokurorit Xhevahir Lita por dhe të shefit të hetimit të krimeve të rënda në Shkodër, me inicialet “L”.

Roli i oficerit “L” del zbuluar gjatë komunikimeve që kryen Eljo Hato me Xhevahir Litën dhe më pas Lita me Bardhyl Bajrin, ku nga bisedat “L” premton zhdukjen nga dosja të një përgjimi, ku të dyshuarit flasin për Bardhyl Bajrin dhe zhvillon takimi me palët e interesuara duke i orientuar se çfarë duhet të deklarojnë kur ai ti marrë në pyetje.

Bardhyl Bajri, del në këtë çështje si ndërmjetës, pasi djali i xhaxhait të tij, Behar Bajri kishte biseduar në fillim me Xhevahir Litën që të ndihmonin personat në këtë ngjarje kriminale dhe se Bardhyli, do ishte njeriu që do mbante komunikimin në vijim me Xhevahir Litën.

Në dosje del se oficeri “L” sugjeron dhe jep këshilla që Eljo Hato, pjesëmarrës në sulmin me armë ndaj Taulant Pepaj të mos dalë dhe të qëndrojë dhe pak kohë i fshehur.

Në çështjen “Metamorfoza”, jepet një tablo e qartë se çfarë masakre hetimore është zhvilluar në rastin e sulmit me armë ndaj Taulant Pepaj dhe Kolec Markut, ku prokurori i Shkodrës Xhevahir Lita, sinkronizohet me oficerin “L” të policisë së Shkodër, duke rënë dakord mbi linjën që do ndiqnin gjatë fazës së marrjes në pyetje të personave të dyshuar dhe vetë të dëmtuarit, Pepaj.

Këto veprime sinkronizuese vijnë menjëherë sapo një oficer tjetër me inicialet E.M, ka marrë në pyetje Taulant Pepaj, të cilin E.M gjatë fazës së dhënies së dëshmisë e ka kuptuar se nuk po tregonte të vërtetën dhe e ka paralajmëruar se rrezikonte deri në 6 muaj burgim.

Lita orienton anëtarët e grupit Bajri që të mos merren me oficerin E.M, pasi është i poshtër dhe kundra tyre, por të takojnë “L”.

Pas përfundimit të pyetjes së Taulant Pepaj,oficeri E.M, i ka thënë Pepaj se do thirej sërisht në polici, ku këtë herë do pyetej nga shefi i krimeve të rënda.

Teksa ka dalë nga policia Taulant Pepaj, njofton në telefon “SKY” Bardhyl Bajrin mbi situatën dhe më pas Bajri, hyn në komunikim me Xhevahir Litën, duke i thënë se: “…një oficer E, e paska marrë në pyetje dhe i ka thanë do të marrin prap shefi krimeve të randa…Po s’ka lidhje vëlla se si ka mshef gja. Ai i ka thënë po rejte në këto dëshmi do 6 muj burg këto fjal ke. Por Pepa i ka thanë sepse kështu është krejt puna…”.

Nga ana tjetër Xhevahir Lita, i përgjigjet Bajri duke i treguar se: “…është shumë i poshtër…është kundra jush…”.

Më pas Bardhyl Bajri i bën me dije Xhevahirit se një shoku tij, i cili dyshohet po i njëjti që ka komunikuar datën 3 mars 3021 nëpërmjet aparatit SKY të Arsad Bashlid, do takohet me oficerin “L” se oficerin tjetër “E” nuk e njihte

Në orën 20:30 Bardhyl Bajri, pasi “shoku tij” është takuar me oficerin “L”, vë në dijeni edhe Xhevahir Litën, duke i dërguar mesazhe: “…Të hënën e paskan lanë për të pyetur Bashlin, se e takoj ky shoku para një ore atë dhe i tha që 2 pytje i kam ba këti Pepës dhe Bashlin e kemi për të hënen i ka thënë….Po përr Haton i kishte thën të rrijnë edhe do dit i m’shefun…mos dali…”.

Xhevahit Lita, lidhur me pyetjet që i janë bërë nga policia gjyqësore Taulant Pepaj i shkruan Bajrit:

“…shumë mirë se dy pyetjet ua kam dhënë unë me ja bo…ua kam pasë shkruar në letër…….ky Pepa më duhet, se “kanosja” është me heqje dore…nëse heq dorë nga ankimi pushohet për “kanosjen” dhe i ngel vetëm armbajtja…”.

Por në datën 5 mars 2021, ditën e premte Xhevahir Lita komunikon me Bardhyl Bajrin dhe i shpreh shqetësim se një nga personat që ndodhen në përgjim telefonik po flet dhe i kërkon ta ndalojë.

Bëhet fjalë për Kolec Markun, personin që ndodhej në makinë me Taulant Pepaj, i cili flet gjatë në telefon me persona të tjerë duke i treguar se çfarë kishte ndodhur dhe kush ishin personat.

Lita i dërgon mesazhe Bardhyl Bajrit se:”…naloje pak…po flet ai qe ka qënë me Pepën…e ka lidhë në shtyllë…kapja tel e thyja kokës…jepni një telefon tjetër…mos flisni në telefon me të……ai tjetri që ka qenë me të….”.

Pas kësaj, Bardhyl Bajri komunikon me Taulant Pepaj i cili përgjigjet në me mesazhe “….Po mar vlla pa merak…Po e takoj unë…..Po e takoj unë…Nuk ban gja me dashje o vlla, i thashë un i kam mbyll ato punë. Ato djemt s’të njofin hiç…Kanë dalë për halle të veta ti qëllove rastsisht…Po s’kan pas punë me ty….Po e takoj e flas me të e po i tham, mos fol gja telash as kërkund…”.

Ndërkohë Bardhyl Bajri njofton Xhevahir Litën që kanë thirrur “Bashlin” dhe të atin me u paraqit të Hënën, si dhe i dërgon foto të një fletë-thirrje të datës 3 Mars 2021 të oficerit të policisë gjyqësore E.M për thirrjen e Fatmir Bashlit dhe Arsad Bashlit, për tu paraqitur në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.

Xhevahir Lita, nuk humb kohë dhe i kërkon Bardhyl Bajrit që të takojë sërisht oficerin “L” dhe kur Lita pyetet nga Bajri, “…nëse ka mundësi arrestimi…?, Lita ia kthen që mirë do ishte të ishte i pranishëm gjatë marjen në pyetje edhe “L”. Në rast se nuk është “L” mos të paraqiten personat në polici ditën e hënë.

Bardhyl Bajri e pyet nëse ka mundësi të arrestohen nëse nuk ndodhet “L” aty dhe Xhevahir Lita, i lë porosi duke i dërguar mesazhe:

“…ai Bashli të thotë kujt ia ka dhënë makinën…ia kam dhënë Xenit të thotë…ku ja ka dhënë në çfarë ore…që në mëngjez…të datës x…ku ke qënë… atë ditë…në shtëpi…e kujt është makina të thotë e imja ok…”.

Pas bisedës me Xhevahir Litën, Bardhyl Bajri i dërgon mesazhe Arsad Bashlit dhe i tregon se çfarë duhet të deklarojë para policisë gjyqësore sipas porosisë së Xhevahir Litës.

Në linjën e komunikimit me Bardhyl Bajrin është dhe një person ende i paidentifikuar që ka njohje me oficerin “L” dhe bisedon me Bajrin përmes telefonit “SKY” të Arsad Bashlit. Biseda zhvillohet pasi personi është takuar me “L” dhe ky i fundit e ka informuar për hetimet. Ndërsa personi i ka hedhur dhe një sasi parash në makinë.

Personi që përdor aparatin e HIZOKF të Bashlit i tregon Bardhyl Bajrit, që do thirret Arsadi, makina e tij e blinduar do mbesë në kërkim dhe për punën e xhaketës së Hatos, po kryhen hetime në marrjen e AND-së dhe gjurmët.

Bardhyl Bajri i thotë personit: “…A i the që ashtë shum mirnjohës për mu, demek që ta kuptoj e që kafen ja kena dhanë me qefin ma të madh…”- ku dyshohet që flitet se lidhur me veprimet hetimore në favor të personave të përfshirë në ngjarje janë dhënë para për ti lehtësuar pozitat.

Personi që po përdor aparatin e Bashlit i përgjigjet: “… Nuk nigjote vlla gjall… Me i marr, ja kam hell në makinë e kam ik, kur të kryj pun flasim……Vallahi nuk nigjote…S’donte me i marrë vallahi….Ja hella aty e ika… Tu i ba be…”.

Më pas i tregon edhe për deklaruesit që do pyeten në lidhje me ngjarjen: “…Pepën e kryn ai…Se di po shkruj nesër….Për Bashlin…”.

Për shkak të pagesave në polici dhe prokurorinë e Shkodrës, grupi Bajri ka mundur të pushojë hetimet për Eljo Haton, Arsad Bashlin, Sehar Xhenje si dhe të ndryshojë akuzat për Shkëzen Xhenjen nga “Vrasje me paramendim” mbetur në tentativë në “Mbajtje pa lejë të armëve”, duke u dënuar me 3.8 vite burgim.

Në dosjen hetimore flitet dhe për mbëritjen nga Kroacia në Shqipëri të një “Benz-Mercedezi” i blinduar që e kishte porositur Eljo Hato. Futja në Shkodër do realizohet përmes një pike të kalimit kufitar me Malin e Zi, dhe se Eljo Hato i thotë Bardhyl Bajrit, që makinën do e zhdoganojnë duke bërë letrat sikur është mjet i zakonshëm dhe jo i blinduar.

Personat në komunikime

Behar Bajri Kodi 9E6STL

Xhevahir Lita kodi MHSE7L

Eljo Hato Kodi TFQL4R

Bardhyl Bajri Kodi 2Q4RSM

Arsad Bashli Kodi HIZOKF

Behar Bajri Kodi 9E6STL

Related Posts

Ganja, Kurtit: Do të mbetesh në histori si rrenc, ti veç nder s’ke – je turpi i këtij vendi

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 1 min.Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e ka quajtur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, “rrenc”. Gjatë fjalës së saj në seancën e sotme,…

Rama e Zelensky të buzqëqeshur, përqafimi i dy liderëve që “vodhi” vëmendjen në…

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 0 min.Kryeministri i vendit Edi Rama, i cili ditën e djeshme ndodhej në Budapest, i ka dhuruar Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky një përqafim…

Përfitojnë mbi 800 mijë emigrantë, lajm i mirë vjen nga marrëveshja Shqipëri-Greqi

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 0 min.Qeveria shqiptare dhe ajo greke kanë rinisur kontaktet për një marrëveshje mes dy vendeve për njohjen e pensioneve. Ambasadorja shqiptare në Athinë,…

Ndryshimi drastik/ Temperaturat zbresin nën zero në Shqipëri, ja qyteti më i ftohtë për…

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 1 min.Pas datës 11 nëntor marrin fund ditët me diell dhe temperatura të larta. Sipas SHMU-së, moti në orët e mëngjesit të së…

Berisha paralajmëron Turjan Hyskën: Mos e merr tokën në Lukovë, nuk do ta gëzosh…

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 1 min.Sali Berisha ka bërë një paralajmërim të fortë ndaj moderatorit të njohur Turjan Hysko, duke e këshilluar që të mos pranojë të…

Kur do bjerë dëbora e parë në Shqipëri? Sinoptikania zbulon surprizat e motit: Ditën…

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 1 min.Kemi përpara një javë dinamike që do i ketë të gjitha: Diellin, rrebeshet e shiut, stuhi detare e madje edhe dëborë në…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *