Arritëm ta fusnim Edi Ramën në radarin amerikan, mjerë narkoshteti çfarë e pret

Diplomati Agim Nesho tha se fakti që çështja e Shqipërisë ka hyrë në “radarin” e Departamentit Amerikan të Shtetit dhe është përmendur nga kongresmenë amerikanë, tregon një rritje të ndjeshmërisë ndërkombëtare. Ai thekson se opozita duhet të vijojë në këtë rrugë.


“Puna që bën opozita deri tani ka qenë tepër e lavdërueshme. Marrja pjesë në këto takime ndërkombëtare dhe rezolutat e prodhuara, por këto nuk janë gjithçka. Dihet se po të ishin zëra të tjerë, për t’ia thënë dhe opinionit publik, do kishin ndryshuar situatën në Shqipëri”


Unë dua të them që gjithë opozita duhet të përqëndrohet, sidomos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të krijuar një qendër presioni.”


Nesho i cilëson sulmet propagandistike të qeverisë ndaj figurave të opozitës, si Belind Këlliçi, si një shenjë suksesi dhe diferencimi të aksionit politik opozitar.
“Dihet që propaganda e Ramës gjithmonë njerëzit që kanë sukses do t’i sulmojë”, thekson ai, duke sugjeruar se këto sulme nuk duhet të dekurajojnë veprimtarinë opozitare.
Duke vlerësuar punën e deritanishme të opozitës, si takimet ndërkombëtare dhe rezolutat e prodhuara, Nesho argumenton se këto nuk janë të mjaftueshme për të sjellë një ndryshim rrënjësor
Ai propozon një qasje të re strategjike: krijimin e një “qendre presioni” të fuqishme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nesho thekson se politika amerikane nuk sensibilizohet thjesht nga rezolutat, pasi funksionon ndryshe nga sistemet politike europiane, duke u bazuar më shumë te ciklet elektorale dhe grupet e influencës. Kjo kërkon një punë më të kualifikuar dhe më të gjerë për të ndikuar vendimmarrjen në Uashington.


“Për arsye sepse nuk sensibilizohet deri tani politika amerikane me rezolutat që bëhen për partitë e ndryshme, se dihet që edhe Partia Republikane është një parti që funksionon në bazë të zgjedhjeve elektorale.
Domethënë, nuk është një strukturë siç e kemi ne në vendet perëndimore të Europës, që partia ka edhe peshën specifike të përfaqësimit.
Në këtë kuptim, mendoj që duhet të ketë një një punë më të kualifikuar, më të gjerë. Çështja ekziston.
Çështja me të drejtë janë bërë nga opozita në mënyrë të shkëlqyer, duke përfshirë edhe aksionin politik të shumë udhëheqësve të Partisë Demokratike, por kjo është e pamjaftueshme në kushtet e një narko-shteti që vazhdon të blejë influence.
Dua të them që, është një moment që kushtet politike për të rrëzuar narko-regjimin, janë plotësisht në favor të opozitës dhe në favorin tonë.
Janë problemet që është larguar rinia, njerëzit janë të pafuqishëm për të protestuar” tha Nesho.

Related Posts

“O palaço cirku, o njeri i dështuar”, plas sherri mes Selin dhe Mirit: Je komplet i pafytyrë…

Së fundmi, në shtëpinë e BBV ka shpërthyer një debat i ashpër mes Mirit dhe Selin, duke tërhequr vëmendjen e publikut për tonet e forta dhe akuzat…

Arbër Hajdari në “Goca dhe Gra”: Nëse do isha në vendin e Selin nuk do…

Opinionisti i BBV, Arbër Hajdari, ishte i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku komentoi situatën e fundit të Selin brenda shtëpisë. Ai u shpreh se, nëse…

“Mund të na mbyllet dera për në BE”, Rama akuzon opozitën: Të paudhët nuk lënë gjë pa thënë! S’është parë në asnjë vend

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me Asamblenë e Partia Socialiste e Shqipërisë në Njësinë 14, foli për perspektivën europiane të vendit, duke e cilësuar këtë si…

“Është martuar me mua për letra…”/ Rabea Shahini sqaron njëherë e mirë raportin me Mirin

E ftuar mëngjesin e sotëm në studion e emisionit “Wake Up” ishte Rabea Shahini, bashkëshortja e Mirit, banor i “Big Brother VIP 5”. Gjatë intervistës, ajo foli…

Ta fus sa krahu, natë e ditë se jam malsor” – Rogerti shpërthen ndaj Mateos

Debati mes Rogertit dhe Mateos mori përmasa të forta, duke u kthyer në një nga përplasjet më të ashpra të momentit. Gjatë tensionit, Rogerti iu drejtua Mateos…

Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane/ Boçi: Nëse ndodh një goditje, pasojat…

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka folur për rrezikun e mundshëm nga Irani dhe reagimin e institucioneve shqiptare, duke theksuar se situata nuk duhet parë më…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *