Rama “dhëmbë për dhëmbë” me gjyqtarët: Duan që rroga t’u shkojë 9230 euro! S’e kam hallin…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish pas deklaratave të Shoqatës së Gjyqtarëve.

Rama shkruan për kërkesën e magjistratëve për rritje page, duke bërë dhe ironi teksa komenton se ata kërkojnë që deti të bëhet kos, me rritjen prej 1600 euro mbi pagën aktuale.

Nga ana tjetër, Rama e lidh kërkesën e tyre me rritje page, me atë që ata po bëjnë sipas tij duke zëvendësuar qeverinë me vendim gjykate, teksa i “fton” se meqë arrijnë të ndryshojnë qeverinë me gjykatë pse nuk i marrin dhe rritjen e pagës me vendim gjykate.

S’ka mundësi”, më shkruajnë disa, lidhur me kërkesën e gjyqtarëve për ta rritur pagën me 1600 Euro mbi aktualen!

Jo vetëm që ka mundësi, po 1600 Euro është rritja që kërkojnë magjistratët e këshilltarët e zakonshëm, se mes rritjekërkuesve janë edhe specialët, pra ata të GJKKO dhe SPAK-ut, të cilët kanë pagat më të larta në republikë, por kërkojnë edhe një rritje prej 3100 Eurosh!

Po, asnjë shaka, detin ku aktualisht marrin 6130 Euro në muaj, tani duan që t’ua kthejë në kos Gjykata Kushtetuese me 3100 Euro plus, e si përfundim të marrin 9230 Euro në muaj.

Si ka mundësi?!

Ka mundësi si jo, kur arrin të ndryshosh edhe qeverinë me një vendim gjykate, duke marrë kompetencat e kryeministrit, Presidentit e parlamentit bashkë, pa pasur marrë një kokërr vote të vetme nga populli tërë jetën tënde, si nuk arrike të marrësh nga arka e shtetit me një vendim tjetër gjykate, mijëra euro për të rritur pagën tënde?!

Kush ka mbetur pa e kuptuar që s’e kam hallin tek një ministër unë, po tek rreziku real i përmbysjes së balancës demokratike mes pushteteve?!”, shkruan Rama.

Related Posts

“O palaço cirku, o njeri i dështuar”, plas sherri mes Selin dhe Mirit: Je komplet i pafytyrë…

Së fundmi, në shtëpinë e BBV ka shpërthyer një debat i ashpër mes Mirit dhe Selin, duke tërhequr vëmendjen e publikut për tonet e forta dhe akuzat…

Arbër Hajdari në “Goca dhe Gra”: Nëse do isha në vendin e Selin nuk do…

Opinionisti i BBV, Arbër Hajdari, ishte i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku komentoi situatën e fundit të Selin brenda shtëpisë. Ai u shpreh se, nëse…

“Mund të na mbyllet dera për në BE”, Rama akuzon opozitën: Të paudhët nuk lënë gjë pa thënë! S’është parë në asnjë vend

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me Asamblenë e Partia Socialiste e Shqipërisë në Njësinë 14, foli për perspektivën europiane të vendit, duke e cilësuar këtë si…

“Është martuar me mua për letra…”/ Rabea Shahini sqaron njëherë e mirë raportin me Mirin

E ftuar mëngjesin e sotëm në studion e emisionit “Wake Up” ishte Rabea Shahini, bashkëshortja e Mirit, banor i “Big Brother VIP 5”. Gjatë intervistës, ajo foli…

Ta fus sa krahu, natë e ditë se jam malsor” – Rogerti shpërthen ndaj Mateos

Debati mes Rogertit dhe Mateos mori përmasa të forta, duke u kthyer në një nga përplasjet më të ashpra të momentit. Gjatë tensionit, Rogerti iu drejtua Mateos…

Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane/ Boçi: Nëse ndodh një goditje, pasojat…

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka folur për rrezikun e mundshëm nga Irani dhe reagimin e institucioneve shqiptare, duke theksuar se situata nuk duhet parë më…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *