Më 14 maj, harta e Shqipërisë u “vesh rozë” dhe kryeministri Edi Rama u zotua që do punojë shumë fortë që kjo të mos jetë hera e fundit.
Nga Bulqiza, kreu i qeverisë tha se ajo hartë është e bashkimit të Shqipërisë dhe një tregues se vendi do të shkojë përpara.
“Unë do kërkoj që të gjithë ata që janë me ne, të bëjnë çdo përpjekje që ajo harta elektorale e një harte që nuk është e ndarë, të mos jetë e tillë për herë të fundit, ne duhet ta shtyjmë përpara këtë vend dhe këtë shoqëri”, tha Rama.
Rama pati një falënderim të veçantë, jo vetëm për ata që votuan socialistët, por edhe ata që nuk i votuan, e për më tepër ata që nuk shkuan në votime.