Tmerr në Vlorë: Burri e torturon për 5 ditë gruan pa ushqim dhe ilaçe, ajo humb jetën në spital (VIDEO)

Një histori e tmerrshme dhune në familje ka tronditur qytetin e Vlorës dhe opinionin publik.

Në emisionin “Stop” në Tv Klan, është bërë publik denoncimi rrëqethës i një vëllai, i cili kërkon drejtësi për motrën e tij, Hati Deliaj, 64 vjeçe, e cila humbi jetën pas dhunës çnjerëzore që, sipas familjarëve, i ushtroi bashkëshorti i saj, Engjëllush Deliaj, 71 vjeç.

Sipas dëshmisë së vëllait të viktimës, Hati u dërgua në spital më 3 gusht 2024, në gjendje shoku, pa ndjenja, me shenja të shumta dhune dhe pa ushqim për disa ditë.

Gruaja ishte mbajtur e mbyllur në shtëpi për pesë ditë, pa asnjë ndihmë mjekësore, derisa gjendja e saj u përkeqësua dhe ajo ndërroi jetë në Spitalin e Vlorës.

“Motra kishte shenja në fytyrë, në qafë, në krahë dhe gjunjë. E kishte lënë pa ngrënë, pa ilaçe, dhe e mbajti mbyllur derisa dha shpirt. Dhuna e tij ishte me qëllim vdekjen”, – tha mes lotësh i vëllai në rrëfimin për emisionin “Stop”.

Sipas tij, çifti kishte jetuar për disa vite në Itali, ku Hati ishte viktimë e përsëritur e dhunës fizike dhe psikologjike nga bashkëshorti.

Edhe atje, ajo ishte strehuar në një qendër rehabilitimi për gra të dhunuara, por kishte vendosur të kthehej në Shqipëri, ku, fatkeqësisht, gjeti fundin tragjik.

Pavarësisht provave, Prokuroria e Vlorës, nën drejtimin e prokurores Aurora Hajro, ka ngritur ndaj 71-vjeçarit vetëm akuzën për “dhunë në familje”, dhe jo për vrasje me dashje, siç pretendon familja.

Në aktin e ekspertimit mjeko-ligjor thuhet se gruaja është dhunuar me mjete prerëse pesë ditë para vdekjes, por kjo pistë nuk është hetuar më tej.

Në dosjen hetimore mungojnë analizat mbi ushqimin, ujin dhe ilaçet e diabetit, të cilat, sipas ekspertëve, mund të kenë ndikuar në ndalimin e zemrës së viktimës.

Ndërkohë, bashkëshorti i saj pretendon se gruaja “ka rënë nga shkallët”, një version që familjarët e hodhën kategorikisht poshtë, duke e cilësuar një justifikim të ulët për t’i shpëtuar drejtësisë.

Familja e së ndjerës kërkon që Prokuroria të rihapë hetimet dhe të rëndojë akuzat ndaj Engjëllush Deliajt, në mënyrë që, siç thotë vëllai i saj,

“Hati të prehet e qetë, dhe asnjë grua tjetër të mos kalojë atë që kaloi ajo.”

Related Posts

“O palaço cirku, o njeri i dështuar”, plas sherri mes Selin dhe Mirit: Je komplet i pafytyrë…

Së fundmi, në shtëpinë e BBV ka shpërthyer një debat i ashpër mes Mirit dhe Selin, duke tërhequr vëmendjen e publikut për tonet e forta dhe akuzat…

Arbër Hajdari në “Goca dhe Gra”: Nëse do isha në vendin e Selin nuk do…

Opinionisti i BBV, Arbër Hajdari, ishte i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku komentoi situatën e fundit të Selin brenda shtëpisë. Ai u shpreh se, nëse…

“Mund të na mbyllet dera për në BE”, Rama akuzon opozitën: Të paudhët nuk lënë gjë pa thënë! S’është parë në asnjë vend

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me Asamblenë e Partia Socialiste e Shqipërisë në Njësinë 14, foli për perspektivën europiane të vendit, duke e cilësuar këtë si…

“Është martuar me mua për letra…”/ Rabea Shahini sqaron njëherë e mirë raportin me Mirin

E ftuar mëngjesin e sotëm në studion e emisionit “Wake Up” ishte Rabea Shahini, bashkëshortja e Mirit, banor i “Big Brother VIP 5”. Gjatë intervistës, ajo foli…

Ta fus sa krahu, natë e ditë se jam malsor” – Rogerti shpërthen ndaj Mateos

Debati mes Rogertit dhe Mateos mori përmasa të forta, duke u kthyer në një nga përplasjet më të ashpra të momentit. Gjatë tensionit, Rogerti iu drejtua Mateos…

Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane/ Boçi: Nëse ndodh një goditje, pasojat…

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka folur për rrezikun e mundshëm nga Irani dhe reagimin e institucioneve shqiptare, duke theksuar se situata nuk duhet parë më…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *