Detaje të reja nga vdekja e 25-vjeçares nga Gjakova: Pati presion fizik dhe psikik nga i dashuri i saj

Gazetarja Liridona Vejseli ka thënë se Daorsa Spahiu, 25-vjeçarja nga Gjakova, që vdiq mbrëmë në Tetovë të Maqedonisë së Veriut, pati vazhdimisht presion fizik dhe psikik nga i dashuri i saj.Në emisionin “Kosova Today” ajo ka deklaruar se dëshmitarët okularë në vendin e ngjarjes i kishin thënë asaj se vazhdimisht e ndjera kishte pasur probleme dhe se kishin dëgjuar britma nga banesa e saj.

“Fjalët e para që na thanë banorët që banonin aty, ishin se vajza në fjalë ka vuajtur dhe se ka pasur shumë britma dhe dhunë fizike, si dhe një gjendje të tensionuar fizike të sajën”.“Edhe komshinjtë tjerë që e patën afër, atë e kanë fotografuar dhe e kanë regjistruar, sepse vajza disa herë në ballkonin e banesës së saj ka qarë, ka dashur të bëjë vetëvrasje, është kthyer prapë, ka folur në telefon, ka qarë dhe ka shkruar mesazhe. Pra, rrethanat të gjithë i dinë se vajza ka pasur probleme dhe askush nuk e ka marrë guximin t’i njoftojë autoritetet”, ka thënë Vejseli.

E njëjta ka pohuar se para se të ndodhte ngjarja, vajzës i kishte rënë telefoni në një kafene.“Aty ku është banesa, në anën tjetër ka një kafiteri, ku fillimisht kishte rënë telefoni i vajzës nga banesa mbi kafiteri. Pronari e kishte marrë telefonin dhe e kishte parë duke cingërruar, ku dikush e kishte thirrur dhe i kishte thënë se telefoni është i vajzës në fjalë dhe se për gjysmë ore do të shkonin që ta merrnin telefonin”, tha Vejseli.

Vejseli tha më tutje se pronari i kafiterisë kishte pritur që të shkonin ta merrnin telefonin dhe më vonë e kishte parë policinë në vendin e ngjarjes dhe e kishte kuptuar se vajza kishte vdekur.“Në vendin e ngjarjes, policia dhe prokuroria kishin gjetur barna për gjendje të rënduar të shëndetit mendor”, ka thënë ajo.

Related Posts

Musliu-Shoshi: Qytetarëve ju mbushen sytë lot kur flet Bedri Hamza (VIDEO)

Është rikthyer sërish në trend një video e vitit 2024 e Musliu-Shoshit, e cila po qarkullon përsëri në rrjetet sociale dhe po tërheq vëmendjen e publikut. Në…

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *