Kanceri e ka transformuar, Ajeti u shtrin dorën për herë të dytë shqiptarëve: Më duhet ndihmë për operacionin e fundit në Stamboll (VIDEO PREKËSE nga spitali)

Ajet Alibehaj, një djalë i ri nga Mallakastra, po përballet me ditët më të vështira të jetës. Ai është diagnostikuar me limfomë, një sëmundje e rëndë që i ka lodhur trupin, por jo shpirtin e tij luftarak.

Pas dy ndërhyrjeve kirurgjikale të rënda dhe disa cikleve të kimioterapisë, Ajeti ndodhet aktualisht në një spital në Stamboll, ku mjekët kanë rekomanduar edhe tre kimioterapi të tjera dhe një ndërhyrje të fundit vendimtare për jetën.

Ajet Alibeaj, 3 muaj me pare kur nisi kimioterapine dhe operacionet
Familja e tij ka bërë gjithçka për ta mbajtur trajtimin në vijim, por kostot e larta spitalore jashtë vendit (në Turqi, i vetmi vend ku i dhanë shpresë për jetën) e kanë lënë pa zgjidhje.

Në një apel prekës nga shtrati i spitalit për JOQ Albania, Ajeti shihet i transformuar nga sëmundja, por me guxim për të bërë dhe këtë betejë të fundit e për t’u kthyer shëndoshë e mirë në Shqipëri.

Edhe pse më parë janë mbledhur 38 mijë euro falë zemrës së mirë të njerëzve, ato fonde fatkeqësisht nuk mjaftuan për shkak të ndërhyrjeve të papritura dhe trajtimeve shtesë që kërkoi gjendja e Ajetit. Sot, çdo ditë për të është një betejë mes dhimbjes dhe shpresës, mes frikës dhe forcës.

Urim Alibehaj, vëllai i Ajetit, bën sërish një thirrje të ndjerë për ndihmë për shqiptarët të cilët kanë mundësi. Çdo kontribut, sado i vogël, është një hap drejt shërimit. Të gjithë ata që duan të ndihmojnë, mund të kontribuojnë financiarisht dhe ta shpërndajnë këtë thirrje për t’i dhënë Ajetit një mundësi tjetër për jetë.

Related Posts

A Startling Discovery in the Grass: When Nature Surprises Us

It was a calm afternoon, the lawn glowing gold in the sunlight, when something unusual caught my eye in the grass. From a distance, it looked like…

A Startling Discovery in the Grass: When Nature Surprises Us

It was a calm afternoon, with sunlight casting a golden glow across the lawn, when something unusual caught my attention in the grass. From a distance, it…

What It Means When a Snake Enters Your Home—and How to Respond Safely

A snake entering a home can be alarming, but in most cases it is not a sign of anything unusual or symbolic. Typically, snakes come indoors in…

What Happens to Your Body When You Eat Purslane Every Day — Especially After 60

Eating purslane daily, especially after 60, offers remarkable health benefits. Its omega-3 fatty acids reduce triglycerides, lower blood pressure, and decrease inflammation, protecting against heart attacks and…

Shocking Verdict Karmelo Anthony Sentenced After Teen Football Star’s Tragic Death

A Texas courtroom grew quiet as new developments surfaced in the case surrounding the death of 17-year-old athlete Austin Metcalf, a tragedy that has drawn attention across…

BREAKING NEWS Large HURRICANE CATEGORY forming… See more

Julia Roberts appeared almost unrecognizable as Barbara Weston, wearing her long brunette hair in a simple, unstyled manner rather than her usual glamorous look. Dressed in jeans…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *