Ditë zie: Melinda Balluku perfundon ne SPAK

Një heshtje e rëndë ka pllakosur redaksitë shqiptare sot. Nga “analistët” e mëngjesit tek “opinionistët” e darkës, nga portalet që bënin lajme për “mbretëreshën Belindë” e deri te faqet e memeve, të gjithë janë në zi.

Një pjesë e mirë e ekosistemit mediatik që për vite kishte jetuar me “oksigjenin” e fushatave të saj, ka mbetur pa frymë. Nga portalet që lavdëronin çdo inaugurim kablli si “projekt transformues”, te faqet që e shndërruan në “ikonë të humorit të butë qeveritar”, të gjithë duket se po ndiejnë mungesën.

Thuhet se shuma të konsiderueshme reklamash e “bashkëpunimesh” përfshinin jo vetëm mediat tradicionale, por edhe ato të rejat, madje edhe faqe memesh, të cilat prej kohësh kishin kaluar nga ironia ndaj politikës në shërbim të pushtetit. Sot, ato faqe qajnë me postime të zymta: pa burim, pa buxhet, pa “Belindë”.

Në Tiranë, disa kujtojnë se ky model nuk lindi me Ballukun. Erion Veliaj, i njohur për marrëdhënien e ngrohtë me “opinionbërësit me kontratë”, e kishte kthyer këtë praktikë në industri të përpunuar, ku çdo kritikë fshihej pas ndonjë tenderi për “komunikim publik”. Balluku thjesht e përsosi më tej “artin”, duke e zgjeruar edhe më tej.

Në fund, mbetet pyetja që askush s’guxon ta bëjë me zë të lartë: kush do t’i blejë tani mediat? Sepse sot, me emrin e saj në listat e hetimeve, shumë redaksi janë përballë një realiteti të frikshëm. Nëse SPAK vazhdon kështu, kush do t’i dërgojë më “artikujt me porosi”? Sepse pa Ballukun e Veliajn, gazetaria shqiptare rrezikon të bëhet… e lirë. Dhe kjo, për shumëkënd, është tragjedi.

Related Posts

“O palaço cirku, o njeri i dështuar”, plas sherri mes Selin dhe Mirit: Je komplet i pafytyrë…

Së fundmi, në shtëpinë e BBV ka shpërthyer një debat i ashpër mes Mirit dhe Selin, duke tërhequr vëmendjen e publikut për tonet e forta dhe akuzat…

Arbër Hajdari në “Goca dhe Gra”: Nëse do isha në vendin e Selin nuk do…

Opinionisti i BBV, Arbër Hajdari, ishte i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku komentoi situatën e fundit të Selin brenda shtëpisë. Ai u shpreh se, nëse…

“Mund të na mbyllet dera për në BE”, Rama akuzon opozitën: Të paudhët nuk lënë gjë pa thënë! S’është parë në asnjë vend

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me Asamblenë e Partia Socialiste e Shqipërisë në Njësinë 14, foli për perspektivën europiane të vendit, duke e cilësuar këtë si…

“Është martuar me mua për letra…”/ Rabea Shahini sqaron njëherë e mirë raportin me Mirin

E ftuar mëngjesin e sotëm në studion e emisionit “Wake Up” ishte Rabea Shahini, bashkëshortja e Mirit, banor i “Big Brother VIP 5”. Gjatë intervistës, ajo foli…

Ta fus sa krahu, natë e ditë se jam malsor” – Rogerti shpërthen ndaj Mateos

Debati mes Rogertit dhe Mateos mori përmasa të forta, duke u kthyer në një nga përplasjet më të ashpra të momentit. Gjatë tensionit, Rogerti iu drejtua Mateos…

Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane/ Boçi: Nëse ndodh një goditje, pasojat…

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka folur për rrezikun e mundshëm nga Irani dhe reagimin e institucioneve shqiptare, duke theksuar se situata nuk duhet parë më…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *