Shqipëria pa arsim, pa shëndetësi, pa ushtri, si parajsa e kr*mit dhe ferri i popullit.

Nga Sonila Meco

Dy ngjarje
1. Në një vend ku GDP për frymë është më poshtë se e Bosnie-Hercegovinës, ndërtohet një “pishinë gjigande”, një ndër 10 më të mëdhatë në botë.
Më doli një video promovuese në “shëtitjen” ditore në instagram. Shqipëria në statistikën botërore me një ndër 10 pishinat më të mëdha e më të bukura në botë.

Bukur. Ç’thotë tjetër statistika mor amani? Po ja, siç shihet në grafik, vendi më i varfër në Europë, sipas Eurostat, FMN, BB.
Po ç’Shqipëri është kjo, ta kuptojmë cazë?! Shqipëri e “gardhit” të luksit dhe “getove” të popullit.

Jashtë gardhit, gjysma e popullsisë jeton me më pak se 5 euro në ditë, por pse të mos e mbulojmë varfërinë me klor? Le të ndërtojmë dhe një resort skish në Sarandë, pistën më të madhe të patinazhit në Ksamil, kanale për gara me kajak tek Komuna e Parisit, mjafton të duket bukur në drone dhe në profilin e kryeministrit.

Shumë mirë, do të kemi resorte, kulla dhe pishina gjigante për turistë, por do të jemi vend pa arsim (e ç’do na duhet kur kemi ChatGPT), pa shëndetësi (por me teorinë e Adhamudhit ama: “Të dhemb njëri sy? Kërreje të shpëtosh tjetrin”), pa industri prodhuese (kemi mishin e Brazilit, qumështin e Serbisë, kumbullat e Afrikës).

Populli jashtë gardhi të shohë reality, instagramin e kryeministrit, të votojë që në 8 të mëngjesit e të mallkojë opozitën. Të rrijë në tik tok me vpn, të ikë në emigracion, ose të shajë në facebook mendjet e lira.

Klasa e mesme të shndërrohet në relike. Një grusht njerëzish të bëhen të pasur jo se kanë shpikur diçka, jo se kanë ndërtuar një biznes real, por sepse kanë lidhje me pushtetin, krimin ose sistemin.

Shqipëria po “eksporton” trurin dhe po “importon” më shumë arkitektë për kulla pa banorë dhe resorte për video instagrami.

Përfundimisht këtu nuk po ndërtohet ekonomi, por skenografi për një vend që nuk ekziston. Gjithçka duket sikur po ecën: ndërtime, makina, investime. Por në thelb është një skenografi. Pas saj nuk ka zhvillim, por larje hesapesh, fatura fiktive dhe korrupsion që ndryshk gjithçka përbrenda. Ky është një dëm sistemik: kapitali nuk është më mjet zhvillimi, por instrument manipulimi.

Ndërsa shumica e vendeve moderne ndërtojnë ekonomi me dije, teknologji, industri të qëndrueshme, Rilindja ka zgjedhur: beton, turizëm sezonal, “investitorë strategjikë” që ndodhin të kenë lidhje me parajsat fiskale.

Dhe as 5 minuta pas mahnitjes me pishinën më të madhe në vendin më të varfër në Europë shfaqet në kuturunë virtuale ngjarja tjetër:
2. Kryeministri Edi Rama, zhvilloi një bashkëbisedim me producentin Richard Attias, një prej organizatorëve të Forumit Ndërkombëtar FII.
Aty paska deklaruar se: “Ndoshta fitoj, sepse s’jam një socialist i mirë.”

Absolutisht Po! Për këtë fiton. Sepse ka arritur me makinerinë e vet të ndërsyer elektorale t’i bëjë njerëzit mos të votojnë për mirëqenie, por mbijetesë.

Rama ka kohë që ka transformuar Partinë Socialiste nga një forcë tradicionale e majtë në një parti të stilit personal dhe menaxherial. Ai nuk kërkon të duket si trashëgimtar i ideologjisë socialiste klasike (barazi, rishpërndarje, mbrojtje sociale). As nuk e grish kjo gjë. As nuk e ka dashur kurrë këtë.

Sa e sa herë thosh, nuk jam politikan, mandej përtej së majtës e së djathtës. Ka thënë të vërtetën, sepse për të, partia është mjeti, që i siguron pushtetin e me të të mund ngopë delirin e autokratit, që bën gjëra të mëdha, me kosto kolosale. E t’i japë mend Europës, që në realitet e sheh nga poshtë lart në listën e vendit më të varfër në Europë. Sikur të ekzistonte mënyrë tjetër për të marrë pushtetin, patjetër do zgjidhte të evitonte kokëçarjet me parti, zgjedhje, sistem politik, parlament…

Vota ka mbetur, asaj i është turrur. Dhe as e kërkon si socialist, as si i majtë, as si menaxher publik. E merr siç e marrin autokratët mentorë të tij. Por me ca “ndihma” tipike realiteti unik shqiptar. Ku hyjnë edhe krimi i organizuar edhe periferia gjeopolitike.

Pra një realitet si ai shqiptar, ku njerëzit përballen me pasiguri ekonomike, varfëri, mungesë shërbimesh dhe besim të ulët në sistem, vota shpesh shndërrohet nga akt politik në akt mbijetese.

Manipulimi elektoral nuk është vetëm “blerje vote”, por është infrastrukturë monstruoze ndikimi.

E tillë, që mund të krekoset edhe me pishina, kulla, fasada e luks sipërfaqësor, ndërsa paguan skenografi e kopertina me një vend të vogël pa ekonomi, pa prodhim, pa inovacion, pa arsim, pa shëndetësi, pa ushtri, të marrë peng si parajsa e krimit dhe ferri i popullit.

Related Posts

Mali i Zi mesazh SPAK-ut, ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë dënohet me 10 vite burg; duhet të kthejë paratë e vjedhura

Vendimi shënon një precedent të rëndësishëm në rajon për ndëshkimin e zyrtarëve të lartë, në kontrast të plotë me Shqipërinë, ku pavarësisht thirrjeve nga SHBA dhe BE,…

15 vjeçari pa ndjenja në Tiranë, urgjenca 127 udhëzon qytetarët si të bëjnë masazh kardiak nga telefoni dhe i shpëtojnë jetën (NGJARJA)

Një 15 vjeçar është sot në jetë falë ndihmës së shpejt që i kanë dhënë disa qytetarë të rastit, të cilët e kanë parë pa ndjenja dhe…

“Mund të helmoheni. Hiqeni nga mendja qumështin e fshatarit”, eksperti: Qumështi i marketit më i mirë

Eksperti i bujqësisë Ilir Pilku ka apeluar për më shumë kujdes në përzgjedhjen e ushqimeve, duke theksuar rëndësinë e konsumimit të produkteve të stinës dhe atyre organike….

Dëshmia e shkrimtarit: drejtues televizioni dhe 5 milion euro në 10 vjet, për tu konvertuar ortodoks pro grek

Gati një vit më parë, mu ofruan 5 milionë euro. Pagesa do të bëhej në këste brenda një dhjetvjecari. Po ashtu një vend pune si drejtues emisioni…

Deklarata të forta nga Greqia, politikania: Edi Rama u dërgua në Harvard me bursë nga fondacioni grek! E zgjodha unë, kam bërë shumë gabim

Media greke “Protothema” ka publikuar së fundmi një artikull në të cilin i referohet një deklarate të bërë nga ish-deputetja e Demokracisë së Ren, Niki Tzavella, lidhur…

Eksperti i pensioneve, Kujtim Hoxha ka bere me dije se nje ish-deputet i Kuvendit te Shqiperise merr 2 milion e 600 mije leke pension

Shifër tronditëse që ndez debat publik! Specialisti i çështjeve të pensioneve, Kujtim Hoxha, ka deklaruar se një ish-anëtar i Kuvendit të Shqipërisë përfiton një pension mujor që…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *