“I kërkoj falje familjes” Elvis Shkambi para drejtësisë. Lajmi ne komente

Elvis Shkambi, autori i vrasjes së gjykatësit të Apelit Astrit Kalaja, deklaroi në seancën për dhënien e masës së sigurisë ndaj tij, se i kërkon falje publike familjes së gjyqtarit.

“Ngjarja ka ardhur si pasojë e tronditjes psikike nga kalavari i gjatë i gjyqeve. Gjykata nuk e ka zgjidhur çështjen ndër vite, institucionet nuk kanë bërë detyrën”, citohet të ketë thënë Shkambi. Për të, Gjykata e Tiranës caktoi masën arrest në burg.

Ai akuzohet për “Vrasje e funksionarëve publikë”, dhe “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” të mbetur në tentativë, ndërsa për xhaxhin e tij ka nisur procedimin gjithashtu për “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” të mbetur në tentativë, për plagosjen nga nipi i tij i Rakip dhe Elvis Kurtajt, palë kundërshtare në procesin gjyqësor.

Ndërsa xhaxhai i tij, Gjon Shkambi, akuzohet për “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” të mbetur në tentativë, për plagosjen nga nipi i tij i Rakip dhe Elvis Kurtajt, palë kundërshtare në procesin gjyqësor. Sipas Prokurorisë, ai ka shtyrë nipin të qëllojë edhe mbi babë e bir, pasi qëlloi mbi gjykatësin Kalaja.

Gjykata Penale e Tiranës vendosi masën e sigurisë “arrest në burg” për tre personat e arrestuar.

Në këtë seancë, gjyqtarja Marinela Osmani vendosi masat e arrestit me burg ndaj Elvis Shkambit, autorit të vrasjes, xhaxhait të tij Gjon Shkambit, si dhe punonjësit të sigurisë në Gjykatën e Apelit, Banush Koxhaj, i dyshuar për shpërdorim detyre.

Seanca u zhvillua nën masa të forta sigurie ndërsa drejtuesi i Prokurorisë së Tiranës, Arenc Çela, i cili ka marrë në dorë dosjen e hetimit, kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg” për të arrestuarit.

Seanca u mbajt në Dhomën Penale të Gjykatës së Tiranës me dyer të mbyllura. Elvis Shkambi, 30 vjeç, përballet me tre akuza të rënda nga Prokuroria: vrasja e funksionarit publik, vrasja e kundërshtarëve në gjyq (e mbetur në tentativë) dhe armëmbajtje pa leje. Ai është i dyshuar gjithashtu për plagosjen e Rakip dhe Ervis Kurtajt, baba e bir.

Për Gjon Shkambin, 56 vjeç, Prokuroria ka ndryshuar referimin e Policisë, e cila më parë e kishte akuzuar edhe për vrasjen e gjyqtarit.

Aktualisht, ai dyshohet vetëm për dijeni në lidhje me planin e nipit të tij, por lidhur me palën tjetër në gjyq, Rakip dhe Ervis Kurtajn, ku dyshohet se ka luajtur rolin e nxitësit në tentativën e vrasjes.

Prokuroria thekson se Gjon Shkambi ka bërë kërcënime publike në emisione televizive, duke deklaruar se do të vriste personat që sipas tij kishin zaptuar një godinë trekatëshe në Shkodër. Madje, vetë familjarët kanë kallëzuar në polici për kanosjet e marra prej tij.

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit ka tronditur sistemin gjyqësor shqiptar. Zyrtarët më të lartë të drejtësisë kanë reaguar ashpër, duke kërkuar masa të forta për garantimin e sigurisë së gjyqtarëve në gjithë vendin.

Related Posts

Mali i Zi mesazh SPAK-ut, ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë dënohet me 10 vite burg; duhet të kthejë paratë e vjedhura

Vendimi shënon një precedent të rëndësishëm në rajon për ndëshkimin e zyrtarëve të lartë, në kontrast të plotë me Shqipërinë, ku pavarësisht thirrjeve nga SHBA dhe BE,…

15 vjeçari pa ndjenja në Tiranë, urgjenca 127 udhëzon qytetarët si të bëjnë masazh kardiak nga telefoni dhe i shpëtojnë jetën (NGJARJA)

Një 15 vjeçar është sot në jetë falë ndihmës së shpejt që i kanë dhënë disa qytetarë të rastit, të cilët e kanë parë pa ndjenja dhe…

“Mund të helmoheni. Hiqeni nga mendja qumështin e fshatarit”, eksperti: Qumështi i marketit më i mirë

Eksperti i bujqësisë Ilir Pilku ka apeluar për më shumë kujdes në përzgjedhjen e ushqimeve, duke theksuar rëndësinë e konsumimit të produkteve të stinës dhe atyre organike….

Dëshmia e shkrimtarit: drejtues televizioni dhe 5 milion euro në 10 vjet, për tu konvertuar ortodoks pro grek

Gati një vit më parë, mu ofruan 5 milionë euro. Pagesa do të bëhej në këste brenda një dhjetvjecari. Po ashtu një vend pune si drejtues emisioni…

Deklarata të forta nga Greqia, politikania: Edi Rama u dërgua në Harvard me bursë nga fondacioni grek! E zgjodha unë, kam bërë shumë gabim

Media greke “Protothema” ka publikuar së fundmi një artikull në të cilin i referohet një deklarate të bërë nga ish-deputetja e Demokracisë së Ren, Niki Tzavella, lidhur…

Eksperti i pensioneve, Kujtim Hoxha ka bere me dije se nje ish-deputet i Kuvendit te Shqiperise merr 2 milion e 600 mije leke pension

Shifër tronditëse që ndez debat publik! Specialisti i çështjeve të pensioneve, Kujtim Hoxha, ka deklaruar se një ish-anëtar i Kuvendit të Shqipërisë përfiton një pension mujor që…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *