Në fillim nuk i kushtoi rëndësi, por më pas duke shfletuar rrjetet sociale, gruaja thotë se hasi një vajzë të re dhe shumë të bukur me të njëjtin emër.

Pasi lidhi disa detaje mes emrit dhe datave të veçanta, ajo beson se bashkëshorti ka zgjedhur t’i vendosë vajzës emrin e të dashurës së tij. “Një mashkull që ia vendos fëmijës emrin e të dashurës, është marrëzisht i dashuruar me të. Ai e bën këtë që ta dëgjojë emrin e saj çdo sekondë të jetës,” shkruan gruaja.

Ajo shton se pas këtij zbulimi nuk pati asnjë përballje apo sherr, por thjesht e kuptoi një gjë: “Ai nuk më do. Thjesht më mban në shtëpi për fëmijët, sepse dashurinë e ka diku tjetër.”

Mesazhi i saj i plotë:

Përshëndetje JOQ,
Dua të di çfarë mendojnë ata/ato që do ta lexojnë këtë mesazh nëse ju e postoni. Para disa muajsh u bëra nënë e një vajze. Emrin ia vendosi burri, një emër shumë i veçantë që nuk po e përmend. U habita, sepse tek fëmijët e tjerë nuk kishte marrë pjesë për t’ua vendosur emrin.

Më vonë, duke parë rrjetet sociale, pashë një vajzë të re dhe shumë të bukur me të njëjtin emër. Përveç emrit, përputheshin edhe disa detaje të tjera, si data etj. I dhashë vetëm një shpjegim kësaj gjëje: ai që unë e quaj burrin tim, në të vërtetë është më shumë burri i dikujt tjetër, pasi arriti t’i vendoste fëmijës së tij, gjënë më të shtrenjtë në jetë, emrin e të dashurës.

Një mashkull që i vendos fëmijës emrin e të dashurës është marrëzisht i dashuruar me të, saqë do ta dëgjojë emrin e saj çdo sekondë të jetës. Kujdes nga këta meshkuj, sepse ne mendojmë se i kemi burra, por në fakt zemrën e kanë diku tjetër. Ata i duan njësoj edhe fëmijën, edhe të dashurën.

Çfarë ndodhi mes meje dhe bashkëshortit tim pas këtij zbulimi? Asgjë… thjesht kuptova që ai nuk më do. Dhe kushdo që mund të jetë në vendin tim, le ta kuptojë: AI QË E QUAN BURRË, NUK TË DO! Thjesht të mban në shtëpi për fëmijët, sepse dashurinë e ka diku tjetër, një dashuri aq të fortë sa çfarë ka për fëmijën.

Mos gënjejmë veten kot.
Ju lutem, nëse e postoni, anonime.”

Related Posts

A Startling Discovery in the Grass: When Nature Surprises Us

It was a calm afternoon, the lawn glowing gold in the sunlight, when something unusual caught my eye in the grass. From a distance, it looked like…

A Startling Discovery in the Grass: When Nature Surprises Us

It was a calm afternoon, with sunlight casting a golden glow across the lawn, when something unusual caught my attention in the grass. From a distance, it…

What It Means When a Snake Enters Your Home—and How to Respond Safely

A snake entering a home can be alarming, but in most cases it is not a sign of anything unusual or symbolic. Typically, snakes come indoors in…

What Happens to Your Body When You Eat Purslane Every Day — Especially After 60

Eating purslane daily, especially after 60, offers remarkable health benefits. Its omega-3 fatty acids reduce triglycerides, lower blood pressure, and decrease inflammation, protecting against heart attacks and…

Shocking Verdict Karmelo Anthony Sentenced After Teen Football Star’s Tragic Death

A Texas courtroom grew quiet as new developments surfaced in the case surrounding the death of 17-year-old athlete Austin Metcalf, a tragedy that has drawn attention across…

BREAKING NEWS Large HURRICANE CATEGORY forming… See more

Julia Roberts appeared almost unrecognizable as Barbara Weston, wearing her long brunette hair in a simple, unstyled manner rather than her usual glamorous look. Dressed in jeans…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *